Në një periudhë kohore të shkurtër, bota është përballur me një seri katastrofash natyrore, siç janë uraganet e fuqishme që goditën SHBA-të dhe Amerikën Qendrore, disa cuname të vegjël që i pasuan ata, si tërmetet e fuqishme që ranë në Indonezi dhe Greqi.
Disa besimtarë të thekur kristianë thonë se këto janë shenjat e përpikta që paralajmërojnë fundin e botës duke marrë parasysh edhe vendosjen e planeteve në këtë periudhë.
Madje, ka prej tyre që besojnë se çfarë po ndodh në botë është pikërisht për shkak të afrimit të planetit misterioz “Nibiru”, i cili më pas sipas tyre do të përplaset me tokën.
Ndërkohë sipas fesë Islame është parashikuar se kur do të vijë fundi i botës. Ndryshe nga parashikuesit si Nostradamusi,
Fiset maja, baba vanga, në Kuran nuk ka një datë ekzakte se kur do të vijë fundi i botës, por aty tregohen se cilat janë shenjat që do të shohë njerëzimi para se të vijë fundi i botës.
1- Dy grupe të mëdha të luftojnë mes tyre nga ku do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palëve, ndërsa që të dyja do të ndjekin të njëjtin besim fetar.
2- Të dalin afër tridhjetë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut.
3- Të hiqet dija fetare.
4- Të shtohen tërmetet.
5- Koha të ikë shumë shpejt.
6- Të shfaqen trazirat, sprovat vështirësitë e stërmundimet).
7- Të shtohen vrasjet.
Por edhe feja hebraike paralajmëron fundin e botës dhe një shenjë ndodhi javën e kaluar.
Profecia e profetit hebraik Ezekiel, rreth fundit të botës, parashikon detet të mbushur me 37 për qind kripësi që lulëzojnë nga jeta.
Niveli i lartë i kripësisë nuk lejon lulëzimin e jetës në Detin e Vdekur, por sipas disa raportimeve të fundit, janë hasur gjallesa të gjalla së fundmi në këtë det.
Dhe një fotoreporter me projektin e Ringjalljes së Detit të Vdekur zbuloi se “profecia ishte e vërtetë”.
Shfaqja e tretë e çuditshme ndodhi këtë javë kur një gjarpër u xhirua duke u zvarritur jashtë murit perëndimor të Izraelit, duke ndërprerë papritur lutjet.
Disa përdorues të internetit e kanë lidhur paraqitjen e gjarprit me gjarprin që tundoi Adamin dhe Evën në Kopshtin e Edenit, sipas Biblës.
Pamjet tregonin gjarprin që trembi një pëllumb dhe disa përdorues në internet e konsiderojnë atë një shenjë se një profeci për ardhjen e Mesisë së shpejti do të përmbushet.
Ndërsa teoritë e panumërta të ‘fundit të botës’ kanë rënë poshtë gjatë dekadave, disa pohojnë se fillimi i “fundit” do të fillojë në vitin 2021.