Kujtime të paharrueshme – Ja si ishte fëmijëria jonë ne vitet 80/90

1. Kur bridhnim në biçikletë nuk mbanim kokore.

2. Pinim ujë nga tubi i çezmës, dhe jo nga shishja me ujë mineral.

3. Kalonim orë të tëra duke ndërtuar karroca me kushineta dhe fatlumët që kishin pranë shtëpisë rrugë të rrëpira, lëshoheshin, dhe në gjysmë të rrugës kujtoheshin që nuk kishin frena.

Pas shumë përplasjesh, me mure e shkurre, mësuam të zgjidhnim problemin. Po, përplaseshim me shkurre, dhe jo me makina…

4. Dilnim të luanim, me të vetmin detyrim që të ktheheshim para se të perëndonte dielli. Nuk kishim celularë, kështu askush nuk na gjente dot… e pamendueshme.

5. Priteshim, thyenim ndonjë kockë, humbnim ndonjë dhëmb, dhe askush nuk denonconte për këta incidente. Faji nuk ishte i askujt, faji ishte i yni.

6. Hanim bukë me vaj, bukë me gjalpë, pinim ujë me sheqer dhe nuk kishim asnjëherë probleme me mbipeshën, sepse ishim gjithmonë në lëvizje duke luajtur.

7. Kur na binte në dorë ndonjë pije, e ndanim më katërsh. Pinim nga e njëjta shishe dhe askush nuk vdiste prej kësaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...