THETH, TURISTËT E HUMBUR: NA SHPËTUAN BANORËT

Pak ditë më parë dy turistë humbën në Theth të Dukagjinit në Shkodër dhe ata u shpëtuan pas më shumë se 5 orësh pritje në mes të malëve në një lartësi 2 mijë metër. Chris Simm, 33 vjeç nga Anglia dhe Sanne Carbaat 27 vjeçe nga Holanda janë çifti i cili pau vdekjen me sy. Ata ishin nisur nga Valbona drejt Thethit për ta bërë në këmbë.

 

 

Pasi kishin udhëtuar për 10 orë ka mjaftuar një rrugë e gabuar dhe e kanë parë veten të humbur mes maleve. Shkak për këtë devijim të gabuar që i rrezikoi jetën u bë një shenjë orientimi e pavendosur mirë.

 

 

“Jemi nisur në ora 8 të mëngjesit nga Valbona për të shkuar në këmbë deri në Theth. Koha ishte e mirë. Gjatë ecjes tek Bar Simoni që është përgjatë këtij rrugëtimi ne jemi ngatërruar dhe jemi futur djathtas në vend që të shkonim majtas sepse shenjat e orientimit nuk ishin të mira. Kemi ecur nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 të pasdites dhe pasi erdhën djemtë për ta na shpëtuar, kemi ecur edhe 2 orë e gjysëm të tjera. Në fillim ka rënë shi dhe më pas era ishte shumë e fortë dhe problemi jonë ishte që të gjenim dru për të ndezur zjarr.

 

 

Kemi qëndruar mbi 5 orë të vetëm deri sa na shpëtuan. Problemi ynë ishte se nuk e dinimin ku ishim saktësisht dhe se ku mund të shkonim të nesërmen dhe se sa të lodhur mund të ishim për të mbërritur në një vend tjetër”. Chris Simm rrëfen se nga një udhëtim magjepës në një natyrë të pafundme u bë një rrugëtim i vështirë që dukej si një makth për dy turistët e huaj. Ai vë theksin tek mungesa e sinjalistikës.

 

 

“Pjesa e parë e ecjes ishte shumë e mirë, ishte shumë e bukur sepse ishim në rrugën e drejtë por në momentin që humbëm nuk kishte më as shenja, ishte mjegull, ishte terren i rrëshqitshëm çdo cep dhe nuk kishim mundësi të dinim asgjë më shumë. U bë shumë e vështirë pastaj për shkak të ftohtit, erës apo edhe shiut. Nuk e dinim ku jemi dhe nuk mund të ecnim më shumë sepse ishte e kotë tashmë sepse nuk kishim një pikë mbërritjeje ndaj vetëm u përpoqëm të gjenim një vend se ku të ndaleshim.

 

 

Në fillim kishte shenja dhe tabela, viza të kuqe dhe të bardha dhe ndonjë rrumbullak i bardhë por megjithatë nuk ishin shumë të shpeshta këto shenja dhe ne nuk e patëm shumë thjeshtë sepse ne nuk e kuptuam saktësisht nga të shkonim”. Sanne shprehet se bashkë me partnerin e saj ndjeheshin të frikësuar kur kuptuan se kanë humbur ndërsa tregon momentin e lumtur kur tri djem nga Thethi Çesk Berishta, Nikoll Djegsina dhe Françesk Harusha i gjetën ata.

 

 

Policia pasi ka marrë njoftim nga Loren Nikaj, vajza që i kishte mbajtur dy ditë në kampingun e saj në Shkodër dhe që mori e para mesazhin nga turistët për humbjen e tyre, i kërkoi Çesk Berishtës që të shpëtojë turistët. Ky u tregua i gatshëm duke marrë edhe dy shokët e tij me vete. Turistët hedhin poshtë versionin zyrtar të policisë se ata i shpëtuan efektivët duke thënë se shpëtimi erdhi vetëm nga djemtë e Thethit.

 

 

“Në fillim kishim pak frikë. Ne nuk kemi humbur ndonjëherë dhe u ndjemë të frikësuar dhe pak budallenj për arsye se ne ishim shumë të përgatitur dhe në një moment ndaluam dhe menduam se ku kemi bërë gabimin dhe kuptuam se jemi ngatërruar tek një shenjë dhe në vend që të shkonim në një drejtim shkuam në drejtimin e gabuar. Ne nuk na gjeti policia por Çesku, Niko dhe Françesku, pra tri djem nga Thethi. Pastaj ne folëm me Loren dhe i treguam se djemtë na gjetën. Në fillim ishim të frikësuar sepse nuk e dinim se çfarë po ndodh dhe kush po vjen por pasi kishim kontaktuar Loren ajo na tha se dikush ishte nisur drejt nesh dhe aty u qetësuam.

 

 

Niko ishte ai që erdhi i pari tek ne tek vendi ku ishim dhe na mori. Ishim të sigurtë se dikush po vinte dhe ajo na qetësoi. Djemtë kur erdhën ishim shumë të sjellshëm, na thanë s’ka problem, rrini të qetë. Ne nuk kishim frikë për jetën sepse ne nuk e dinim ende se aty ka ujqër dhe arinj apo të tjera kafshë të egra. Menduam se ishim më afër një zone të banuar dhe kur ndezëm edhe zjarrin na iku pak frika nga kafshët e egra. Tani mbrapa e kuptojmë realisht rrezikun”. Çifti që shpëtoi largohet me impresionet më të mira për Shipërinë pas gjestit heroik të tri djemve nga Thethi.

 

 

“Sigurisht që do ishte më mirë që udhëtimin tonë ta zhvillonim me këta tri persona që e njihnin vendin dhe shpëtuan. Njerëzit në Theth ishin shumë të mirë dhe na ndihmuam shumë dhe largohemi me impresione të mira nga Shipëria. Sikur të kishte më shumë shenja gjatë rrugës do ishte më mirë dhe sikur shpëtimi jonë të ishte bërë me helikopter edhe pse më shtrenjtë do ishte edhe më mirë“.

 

 

Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe pak ditë më parë në Theth dhe sërish ishin banorët e zonës ata të cilët shpëtuan turistët e huaj duke mos menduar fare rrezikun aq më tepër në mes të errësirës.

 

 

Star Plus Tv


 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...