TEATRI “MIGJENI” MIRËPRET DRAMËN “DOGFALL”

Pasojat e rëndë që sjellin luftrat deri në transformimin e qënies njerëzore janë mesazhi i dramës “Dogfall” e cila erdhi edhe në teatrin e Shkodrës në kuadër të aktiviteteve “Tetori Gjerman”.

 

 

Një pjesë kjo e autorit australian Caleb Leëis dhe me regji të Stefan Çapalikut. Loja e aktorëve vjen në një bunker me tri burra që kërkojnë mbijetesën në një luftë ku betejat nuk ndalen dhe armiku ndryshon disa herë sepse kjo dramë përshkon 100 vite histori duke patur brenda saj disa prej luftrave më të njohura.

 

Të rinjtë e pranishëm në teatrin “Migjeni” që ishin fokusi i kësaj drame morën mesazhin e qartë se përmes luftës njeriu jo vetëm se mund të transformohet por edhe se nuk ka fitues por vetëm të humbur.

 

 

Regjisori Stefan Çapaliku tregon arsyet përse përzgjodhi pjesën “Dogfall”.

 

 

Drama “Dogfall” u luajt nga aktorët Alert Çeloaliaj, Ervin Bejleri dhe Erion Hinaj ndërsa të pranishëm në Shkodër ishin edhe përfaqësues të ambasadave franceze dhe gjermane në Shqipëri.

 

 

Star Plus Tv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...