BLLOKOHEN 18 TON DOMATE TË KALBURA NË DOGANË, 2.2 TON BIRRË DHE PATATINA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka në vëmendje të shtuar, kontrollet në pikat doganore me qëllim sigurinë ushqimore të produkteve që importohen nga shtetet e tjerë drejt vendit tonë.

 

 

Në pikën doganore, Qafë Thanë është bllokuar një sasi prej 18 ton domate me vend origjinë nga Lituania, pasi u konstatua prania e mykut dhe kalbëzim, pra të papërshtatshme për konsum, njoftoi sot AKU.

 

 

Por, kompania Tomato.al, fotot e së cilës u publikuan nga AKU, bëri një sqarim lidhur me rastin e saj duke u shprehur se “trajleri i bllokuar nuk ishte import, por ishte ngarkesë e nisur për në Lituani! Kjo ngarkesë kishte 22 ditë që kishte dalë nga Shqipëria. Arsyeja e kthimit nga Lituania ishte mospagesa nga klienti në Lituani.

 

 

Ndaj në këtë rast është marrë vendimi që të kthehet në vend dhe të bëhet asgjesimi i produktit. Dihet botërisht që Lituania tani nuk ka produkte bujqësore që i prodhon,” tha kompania në fjalë.

 

 

AKU, bëri të ditur më tej në njoftim se për periudhën 1 – 25 tetor në rang vendi janë kryer 4011 kontrolle në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe janë konstatuar dhe bllokuar 70 ton produkte ushqimore të pasigurta për tregun shqiptar.

 

 

Trupa inspektuese e AKU-së ka kryer procedurat për kthim në origjinë të këtyre produkteve.

 

Konkretisht, në pikën doganore, Durrës janë bllokuar 45 ton oriz me vend origjinë, Spanjë. Ngarkesa në fjalë nuk shoqërohej me certifikatë fitosanitare gjë që bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

 

 

Ndërsa në pikën doganore, Hani i Hotit janë bllokuar: 2.2 ton birrë, origjina nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë me vend origjinë, Hungarinë. Këto dy ngarkesa ishin afër afatit të skadencës- pra nuk lejohen të futen për konsumin vendas.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...