DRAÇIN, BANORËT : RRUGA QË PO NA VRET

Qysh në vitin 2014 që përfundoi ndërtimi i saj në , unaza lindore në qytetin e Shkodrës është kthyer një ndër segmentet më të rrezikshme në lidhje me aksidentet rrugore. Me dhjetra të tilla kanë ndodhur cdo 20 metra përgjatë kësaj rruge ku shikohen edhe shenjat që kanë lënë pas automjetet.

 

 

Vetëm dy ditë më parë një fëmijë 9-vjecar nga lagjia “Draçin” ndërroi jetë në spitalin ushtarak ku qëndroi për rreth një muaj, pasi u godit nga një kamion që drejtohej nga një shtetas malazez. Ndaj banorët e kësaj lagje  kanë denoncuar ngjarjet e njëpasnjëshme të ndodhura në këtë zonë ku aksidentet kanë shkaktuar pasoja të rënda si njerëz ashtu edhe në dëmtimin e pronës publike.

 

 

Ata kërkojnë vendosjen sa më parë të kufizuesve të shpejtësisë në atë vend, apo sic njihen në gjuhën e përdisthsme të bumeve. Problem serioz mbetet fushë pamja e kufizuar në momentin kur banorët e zonës dalin nga rrugët dytësore për në atë kryesore aq më tepër për fëmijët që herët në mëngjes nisen për në shkollë. Pasojat që kanë lënë pas aksidentet janë të dukshme.

 

 

Ndërkohë edhe automjetet e tonazheve të mëdha që janë të destinuara për këtë aks rrugor ecin me shpejtësi të lartë në jo pak raste.Deri në momentin që institucionet përgjegjëse të marrin masa kërcënimi për banorët është i lartë. Ndaj apeli i tyre është që të vendosen sinjalistika që tregon kufizim shpejtësie, tabelat që tregojnë se ka kryqëzime dhe lëvizjen e patrullave të policisë në zonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...