Në Shkodrën e valleve që këndohen

Ishte viti 1870 kur në Shqipëri u krijuar banda e pare muzikore. Drejtuesi i parë i saj ishte Palok Kurti, nje artist popullor shkodranë dhe atdhetar i flaktë.

Ky vit shënon nisjen e rrugëtimit të muzikës qytetare shkodrane. E lindur në një ambient e në rrethana të caktuara historike, kjo këngë ka fituar tipare të përcaktuara mirë si gjuhë muzikore.

Më vonë lindi banda muzikore e Frano Ndojes, ndërsa në vitin 1901 u krijua edhe formacioni i bandës artizanatit. Pjesëmarrës ishin 50 instrumentista dhe drejtoheshin nga Palok Kurti.

Ata ishin nxënës të profesioneve të ndryshme. Nën drejtimin e Kurtit, u arrit brenda një kohe të shkurter të përvetësoheshin instrumentat popullore.

Ndër formacionet që fituan një popullaritet të madh, që banda e shkollës “Plotore e Parrucës”, nën drejtimin e Sule Licaj. Në fillim, banda pati 15 vetë, por më vonë arriti në 50 anëtarë.

Repertori i këngës qytetare shkodrane është shumë i pasur dhe i larmishëm, por ndër më të lashtat janë këngët e dasmës ose vallet e kënduara, të cilat përbëjnë edhe një ndër pjesët më të vyera trashëgimisë shpirtërore dhe artistike të popullit tonë.

Shkodranët këndojnë gjithmonë, veçanarisht në raste gëzimi siç janë dasmat. Dasma shkodrane, zhvillohet sipas një ceremoniali të përcaktuar mirë, i njohur dhe i zbatuar me përpikmëri si nga ana e shtëpisë së djalit, ashtu edhe nga ana e vajzës.

Në këtë pikë, Shkodra ka një veçori, ndryshe nga të gjitha qytetet e tjera, vallet shkodrane nuk kërcehen, por këndohen. Megjithatë, në repeptorin e këngëve të dasmës shkodrane kemi ndonjë valle, e cila këndohej e shoqëruar edhe me lëvizje.

Në këngët shkodrane, vajzën e shëmbëllejnë me “zambakun e bardhë” si shenjë e pastërtisë dhe fisnikërisë, me “trëndafilin” si shenjë e zjarrtë e dashurisë; me “lulen e allit”,

“shebojën”, “gjyljakun”, “marangjylin” e plot lule tjera që ai ka zgjedhur me kujdes për t’i kënduar bukurisë së saj. Edhe pse të pakta në numër, nuk mungojnë gjithashtu këngët që i këndojnë hijeshisë dhe virtyteve të djalit.

Kujtojmë këtu këngët “Broj një pëllumb i bardhë”, “Bini karajfili i bardhë”, apo këngët ku djali krahasohet me “bilbilin” këngëtar, “lejlekun” shtegtar, trimin “sokol me fletë” etj si këto.

Pjesë e folklorit të pasur muzikor të qytetit të Shkodrës janë edhe këngët e ahengut, këngë që mjeshtrat popullorë shkodranë i kanë trashëguar brez pas brezi.

Këngët e ahengut kanë lindur si nevojë e natyrshme, për të thënë diçka më tepër se vallet e kënduara, për të transmetuar një përmbajtje të re, një realitet shoqëror të ri që solli vetë zhvillimi i qyteteve.

Ahengu në Shkodër ka pasur një rregull të veçantë: këngëtari duhet të këndonte këngët e ahengut njëra pas tjetrës.

Një vend të veçantë në këngët e ahengut shkodran zënë këngët e trimërisë, si evokim i traditave luftarake të popullit tonë. Përmbajtja e re i ka diktuar krijuesit popullor nevojën e përdorimit të një ritmike dhe intonacioni jo thjeshtë qytetar.

Në strukturën e këtyre këngëve vërejmë prirjen për t’iu shmangur modeve karakteristike të këngëve të ahengut, gjë që në shumë raste i afron këto këngë me intonacionet e këngëve të trimërisë që këndohen në Malësi.

Një nga kryeveprat e muzikes popullore shkodrane janë edhe Jaret. Për interpretimin e jarieve të vërteta, thelbësore është që duhet të njihen domosdoshmërisht shumë mirë disa nga karakteristikat themelore të saj si:

Frymëmarrja shumë e gjerë e melodisë, e cila vjen si pasojë e shtrirjes shumë të gjerë, që fillon që nga regjistri i ulët vokal deri te notat e larta, akute, të cilat do t’i ëndërronte t’i kishte edhe një këngëtar lirik.

Tipari i dytë është pasuria e jashtëzakonshme melizmatike – zbukuruese e melodisë, me apoxhiatura, me nota zbukuruese, me mordente shumë të holla: glissando, rrëshqitje zanore marramendëse,

si edhe grupete prej katër, pesë, e gjashtë notash etj. Tipari i tretë është Ndërtimi strukturor i melodisë së këngës, i cili është tej mase i pasur.

Fatkeqësisht, sot, shumë prej bilbilave të këngeve popullore shkodrane nuk jetojnë më por kanë lënë pas një pasuri të jashtezakonshme kulturore e artistike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...