Paulin Selimi, identiteti i humorit shkodran

Paulin Selimi lindi më 11 nëntor 1947, në Shkodër. Në qytetin e lindjes mbaroi 7-vjeçaren dhe gjimnazin, ndërsa studimet e larta i mbaroi në fakultetin Gjuhë-Letërsi në Tiranë më 1969.

Në vitin 1965, kohë kjo kur ishte student, nisën botimet e para të tij në gazetën “Studenti”.

Krijimet e para ishin një sërë fejtonesh dhe pamfletesh, të cilat ishin si shkrime sporadike nga ana e tij dhe jo se kishte krijuar bindjen se do të bëhej shkrimtar. Krahas këtyre krijimeve Selimi ka lëvruar edhe poezinë serioze.

Ishin këshillat e dy moshatarëve të tij, Xhevahir Spahiu dhe Spiro Dede, që “detyruan” shkrimtarin të merrej dhe me fushën e humorit, një rrugë pothuajse e pashkelur e tij.

Por ai nuk e mohonte dot se ndikimin më të madh e ka pasur nga vetë qyteti i lindjes, qyteti i humorit siç është Shkodra, të cilën më vonë e reflektoi në krijimtarinë e tij duke mos mohuar kulturën e të shkruarit. Filloi me skicat, tregimet, novelat, estradat dhe më pas nisi me shkrimin e skeçeve, monologëve, dialogëve,

eseve, pantonimave dhe komedive. Humori i tij serioz, larg banaliteteve gjë që ka qenë dhe deviza e tij, bëri që pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij të mbetet, të lexohet e të shikohet me ëndje. Krijimet e para të tij nisën në qytetin e

Kukësit, me regjisor Ndoc Çefa dhe u pasua në skenën, radion dhe televizionet në të gjithë Shqipërinë. Ndërkaq librin e tij të parë e shkroi në vitin 1972, i cili me ndihmën e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, e kaloi çensurën e botimit.

Prezantimi i parë i këtij libri u bë me 6000 kopje, të cilat u shitën shumë shpejt.

Shumë kush e kujton skeçin e famshëm të Zef Dedës “Kunati i shokut Xhemal” dhe pakkush është në dijeni për autorin e tij sepse në atë kohë nuk publikohej autori i një vepre artistike

të vënë në skenë. Materialet e shkruara nga Pualin Selimi përfshijnë një gamë të gjerë, ku numërohen me qindra pjesë të vëna në skenë jo vetëm në Shkodër, por edhe në rrethe të tjera të vendit, si në Tiranë, Durrës, Korçë, Fier,

Elbasan etj. Në shtypin e kohës si dhe në libra, numërohen të botuara rreth 300 tregime humoristike, ku një pjesë janë përkthyer edhe në gjuhë të huaj e veçanërisht në bullgarisht. Duke dhënë një kontribut të

madh në fushën e humorit veprat e tij janë: “Kunati i shokut Xhemal” (i njohur nga populli si “Xhemal katunari”), “Kola i dritave”, “Kushëriri nga Amerika”, “Jepi mami”, që mbajnë pikërisht vulën e të mirënjohurit Paulin Selimi.

Përveçse karakterizohej nga humori dhe shkrimet e tij të spikatura, për vite me radhë ai punoi si mësues i letërsisë, nga viti 1991-2001 ka qenë Kryetari Lidhjes së Artistëve të Shkodrës dhe në vitin 2002 u emërua në një pozicion tjetër, mbase disi larg profesionit të një shkrimtari apo humori, por jo larg artit, drejtor i shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër.

Ai nuk ka reshtur asnjëherë së gjeturi subjekte të bukura për t’i vënë në skenë me trupa të ndryshme duke punuar me skenarët e filmave humoristike. Shpërblim i punës së tij krijuese ishte dhe dekorimi që iu bë në vitin 2002 nga Presidenti i Republikës me

Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë për krijimtarinë letrare. Kjo medalje e artë nuk është e vetmja e marrë gjatë karrierës së gjatë të Selimit. Kështu, në vitet ’81, ’84, ’87 dhe ’89 merr çmime kombëtare dhe dekorime për librat e tij.

Në shtypin e kohës si dhe në libra, numërohen të botuara rreth 300 tregime humoristike, ku një pjesë janë përkthyer edhe në gjuhë të huaj e veçanërisht në bullgarisht. Paulini ka marrë edhe shumë çmime të ndryshme kombëtare për vëllimet me tregime, skeçe etj. Selimi është autor i disa librave me tregime humoristike ku ndër to janë: “Gati orkestra” të botuar më 1972,

“Një skeç për veten” të botuar më 1977, “Banor i shkallës së lartë” i botuar më 1981, “Nuk shihet fytyra vetëm te pasqyra” e nxjerrë në qarkullim më

1985, “E drejta e natës së parë” (dy botime) 1994, “Duel gjelash” 1997, e ribotuar më 1999, “Vizita e ujkut plak”, krijime humoristike të botuara më 2004.

Më së fundmi në vitin 2008, nga këshilli bashkiak i Shkodrës u nderua me titullin “Mirënjohja e qytetit”.

Paulin Selimi vdiq më 24 janar 2013, në moshën 65-vjeçare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...