Studimi befasues, ja sa vite do jetojnë shqiptarët dhe sëmundja që do i ‘vrasë’

Një studim i fundit i “The Lancet”, revistës mjekësore më prestigjioze në botë, tregon se, jetëgjatësia e shqiptarëve do të rritet në dy dekadat e ardhshme.

Madje, sipas studimit, rritja është ndër më të lartat në nivel global. Në vitin 2040, shqiptarët projektohet të jetojnë mesatarisht deri në 80.2 vite, pra një rritje me 2.7 vite në krahasim me aktualisht.

Në projeksionin më pesimist ndërkohë, rritja do të jetë vetëm në 0.2 vite, pra në një moshë mesatare në 77.7 vite, ndërsa në projeksionin më optimist, mosha mesatare do të jetë në 84 vjeç, në rritje me 6.5 vite.

Me një jetëgjatësi mesatare në 77.5 vite, shqiptarët zënë vendin e 50-të ndër 195 shtete të botës në këtë drejtim. Të dhënat e studimit ngrenë alarmin edhe sa i përket shkakut të vdekjeve.

Sëmundjet e zemrës do të vijojnë të jenë në vend të parë në vitin 2040 ndër shkaqet kryesore,

por një rritje të ndjeshme do të ketë edhe Alzhaimer dhe sëmundjet e tjera të demencës, duke u bërë një ndër tre shkaqet kryesore të vdekjes së shqiptarëve pas dy dekadash.

Në nivel global, studimi tregon se, japonezët janë populli me jetëgjatësinë më të madhe në botë, ndërkohë që në vitin 2040 projektohet që vendin e parë ta `rrëmbejnë` spanjollët, të cilët mund të jetojnë mesatarisht 87.4 vite.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...