Një familje prej shtatë anëtarësh që jeton në një kasolle. Kjo është historia e familjes Duro që jeton në fshatin Martalloz të Tepelenës.
Babai i burgosur, nëna e sëmurë dhe fëmijët në kushte të mjerueshme e bëjnë këtë familje njërën prej më të varfërave në këtë zonë.
Barrës së rëndë që ka rënë mbi ta i shtohet edhe një borxh prej 15 mln lekësh të marrë nga kryfamiljari, i cili vuan dënimin prej një muaji.
Dikur një kasolle që shërbente për bagëtite, këto ambiente të përdheshme janë veshur me frymën e mjerimit dhe kanë marrë emrin shtëpi.
Fëmijët tregojnë se sa e vështirë është jeta, kur një vakt i bollshëm ushqimi ëhstë luks në Shqipërinë e 2018-s.
Gjyshja dhe kryefamiljarja shpesh përballën me pyetjet e vështira të fëmijëve më të vegjël që nuk e kuptojnë se ç’është varfëria.
Përmes kësaj kronike, Report TV ngre apelin për të gjitha instucionet dhe bizneset që kanë mundësi të ndihmojnë këtë familje. Ndërkaq, redaksia jonë do e trajtojë këtë rast deri në fund, kur kjo familje të ketë mundësi të jetojë në një banesë më të mirë.