Shprehje filozofike nga Budha

“Ti nuk ke për t’u dënuar për inatin tënd. Ke për t’u dënuar nga inati yt”.

“Koha vendos se kë takon në jetë. Zemra jote vendos se kë dëshiron të kesh në jetë dhe sjellja jote vendos se kush do të qëndrojë në jetën tënde”.

“Mos gjyko askënd dhe do të jesh i qetë. Fali të gjithë dhe do të jesh i lumtur. Duaje këdo dhe do të jesh më i lumturi”.

“Familja nuk ka të bëjë me lidhjen e gjakut. Ka të bëjë me dëshirën për të të mbajtur dorën të shtrënguar, kur ti do të kesh më tepër nevojë për këtë gjë”.

“Njerëzit e lumtur ndërtojnë botën e tyre të brendshme. Njerëzit jo të lumtur fajësojnë botën e tyre të jashtme”.

“Mendja është gjithçka. Ti bëhesh ashtu siç e mendon”.

“Mendja është si uji. Kur është i vrullshëm, është i vështirë të shohësh përtej tij. Kur është i qetë, gjithçka të duket më e qartë”.

“Nuk ka rëndësi sa e vështirë ka qenë e shkuara jote. Ti gjithmonë mund t’ia nisësh nga e para”.

“Durimi është ai që has kur duhet të jesh i mërzitur, por vendos që ta kuptosh personin tjetër”.

“Problemi është se, ti mendon se ke mjaftueshëm kohë”.

“Për të kuptuar gjithçka, duhet ta falësh këdo”.

“Stresi nuk ka të bëjë me atë që të ndodh ty. Është një përgjigje për atë që të ndodh. Dhe përgjigja është diçka që ne e zgjedhim”.

“Problemi nuk është të humbasësh njerëz nga jeta jote. Problemi është të humbasësh vetveten”.

“Sa më pak të mendosh se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë, më pak e komplikuar do të të duket jeta jote”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...