FADIL HASA, BURRI QË I JEP UJË MIJËRA BANORËVE TË GOLEMIT NË SHKODËR

553

Nuk është i pasur por ka vendosur që ujin të gjithë fshatarëve të tij t’ja japë pa asnjë detyrim. Ky është Fadil Hasa, burri nga Golemi i cili i jep fshatit ujë.

Por cila është arsyeja që Fadili i jep ujë gjithë fshatit të tij.Daljen e ujit në tokën e tij Fadili e quan si një bekim nga Zoti.Puset në të gjitha shtëpitë e njësisë Rrethina kanë shterruar dhe 25 mijë banorë nuk kanë ku të furnizohen dhe shpëtimtari i tyre është jo shteti por një banor i thjeshtë si Fadil Hasa.

Është absurde që një fshat si Golemi apo edhe fshatra të tjerë aty afër të mos kenë ujë.Premtimet e politikës në fushata elektorale nuk janë mbajtur asnjëherë.Pas 21 vitesh si pjesë e PD, Fadil Hasa u dorëhoq nga politika ndërsa tregon arsyet e tij.

Tre fëmijë të Fadilit janë detyruar të emigrojnë pikërisht për shkak të problemeve që has Shqipëria ndërsa dy të tjerë i ka në shkolla private, aty ku do të çojë edhe vajzën e vogël.Fadili nuk është një fshatar pasanik por gjithë jetën e tij ka punuar duke ia dalë mes vështirësive.

Fare thjeshtë dhe me një shpirt të madh bën punën e shumë institucioneve duke furnizuar me ujë mijëra banorë. Fadil Hasa është një prej heronjve të heshtur të Shqipërisë, modeli i një njeriu që nuk e hasim çdo ditë dhe që i mungon shoqërisë.