E zuri gjumi në tren, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh

Historia e mëposhtme mund tu duket vërtetë shumë e habitshme, por edhe mjaft prekëse. Një 32 vjeçar nga India, i quajtur Saroo Munshi Khan, ka treguar se për 27 vite ka jetuar larg familjes së tij, për shkak të një gabimi të vogël, pasi e kishte zënë gjumi në tren.

Në vitin 1986, ai ndodhej në një tren drejt Kalkutës, kërkonte lëmoshë, por rrugës e zuri gjumi dhe më pas u zgjua në Berhanpur, një vend krejtësisht i panjohur për të.
Ai u gjet nga autoritetet,

të cilat në pamundësi për të gjetur prindërit e tij në atë kohë, e dërguan në një jetimore. Këtu, Saroo u birësua nga një familje australiane dhe mori mbiemrin Brierley.

Sot rrëfen se pavarësisht se bënte një jetë të mirë dhe me kushte optimale në familjen që e birësoi, kurrë nuk rreshti së menduari për familjen e tij.

“Mbaj mend thuajse gjithçka nga dita kur humba dhe shumë gjëra nga familja ime e vërtetë”, thotë ai.

Pas 27 vitesh pritjeje, Saroo vendosi të vihet në kërkim të familjes së vet dhe duke përdorur teknologjinë arriti që të gjejë vendlindjen.

Për ta ndihmuar atë në gjetjen e familjes, në Facebook u krijua një faqe posaçërisht për këtë dhe shpejt ai gjeti se Khandwa ishte vendlindja e tij.

U kthye atje me një foto të fëmijërisë dhe pasi pyeti banorët vendas gjeti të ëmën dhe një motër që kish lindur para se ai të zhdukej.

Historia e jashtëzakonshme e tij është bërë tashmë edhe libër me titullin “Rruga e gjatë për në shtëpi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...