Si ta kuptosh që je turk

Nga Edison Ypi

Ngrënia me babëzi’ e bakllavasë apo zgjatja e lugës drejt hallvës a kadaifit të tjetrit, mund të bëjnë obez dhe diabetik, por kurrsesi turk. Ama nëse plus bakllavasë, hallvës, kadaifit, sidomos atij me bajame në mes, edhe ndejtjen disa orë në kafene dhe

 

qëndrimin këmbëkryq mbi shilte i dashuron marrëzisht, problemin e identitetit kombëtar dhe rracor e ke zgjidhur, s’ke pse vuan më, mos kij asnjë dyshim, je një oriental i pakurueshëm, prejardhjen aziatike e ke të sigurtë, pisanjosin vrasës Haxhi Qamili e ke kushuri të parë, turk je.

 

S’ke krizë përkatësie identitare vetëm pse preferon të veshësh shallvare dhe poture. Hera-herës janë të modës edhe në Perëndim. Por po të shqyhesh së qeshuri me meseletë e Nastradin Hoxhës simotrat e batutave të pështira të socfilmave, është shenjë e sigurtë se nuk je shqiptar por denbabaden turk.

Është e natyrshme të ecësh rrugës duke kqyrur femrat. Sisët, kërthizat, harqet, format, vithet, lëvizjet, nazet, ojnat, Allahu i ka bërë për t’u parë. Po të vajti mendja se ato mrekullira duhen mbuluar, përveçse turk, je dhe shtazë.

 

Nëse preferon të blesh, jo në dyqan por mbi tezgë pasi të kesh bërë pazar me shitësin, harroje se mund të jesh gjë tjetër përveçse turk.

Nëse edhe 1 herë të vetme të ka vajtur ndërment ta rrahësh a ta vrasësh gruan, turk e mongol jo e jo, je thjesht një kanibal.

 

Nëse pushtimi turk të duket çlirim, ndalimi i Shqipes progres, përvetësimi i Besimit fetar të pushtuesi Fat, je i sëmurë psiqik, derr që ha plehra, maçok që ushqehesh nëpër kazana, qen zorraxhi, gomar që duhesh ngarkuar me dru, injorant që s’di asgjë, hu gardhi pa asnjë ndjeshmëri, budalla noterik, zhapik, zvarranik, breshkë e shtypur nga rrotat e makinave mbi asfalt.

Edhe mund ta shesësh votën nëse je fukara ose aq ment ke. Por nëse atë shitje e shoqëron me mbjellje hashashi, për rrënjët turke mos kij më asnjë dyshim se turk ke qënë e turk do jesh.

Shitja e motrës dhe kushurirës prostitutë në Itali me çmimin e një lope si në pazar bagëtish, flet vetë, s’ka nevojë për koment, turk apo shqiptar, ferrin e ke siguruar.

 

Ta duash kafenë të bluar me mulli kafeje ata prej bronxi që rrrotullohen me dorezë, vetëm kaq nuk mjafton. Nëse të ndodh që krahas mullirit me dorezë të fanepset një gëzhojë e verdhë topi 37 milimetra nga ato që kur isha ushtar i bëja në torno mulli kafeje, je një invadues i papërmbajtur, pushtues, luftënxitës që nuk e ke shokun, turk safi’.

Haremi është i ëmbël. I raftë pika kujt nuk e ka qef. Por nëse ëndërron dhe pretendon harem pa qënë Sulltan, je turk.
Nëse nga njëra anë dëshiron femrat e të tjerëve dhe nga ana tjetër mbulon femrat e familjes tënde, më turk se kaq nuk bën vaki.

 

Pirja për një kohë të gjatë e lëngut të shegës jo, por dëgjimi i muzikës tallava, të bëjnë turk edhe nëse nuk je.
Gjuhë të huaja nuk di. Nga Arti dhe Letëria haber nuk ke. Rrugën e mundimshme të njerzimit drejt progresit nuk e njeh. Fort i squt nuk je. Në këto rrethana është më se e natyrshme t’i urresh vendet perëndimore dhe të simpatizosh e promuovosh Lindjen dhe Turqinë. Nëse taksirati yt është ky, turk je bërë sepse ke lindur budalla.

 

Nëse nuk bën dallim mes Poezisë dhe Bejtes, Poetit dhe vargëzuesit, s’ka provë më të sigurtë se turk je.

Shumë mirë që Allahun e ke frikë dhe i falesh disa herë në ditë. Por mos e fut Allahun në politikë. Po vazhdove të bësh politikë me Allah, gjeje vetë çfarë kafshe je, se shqiptar kurrë.

 

Po kape ndonjë lek turku duke u lëpirë e jargavitur andej nga Shkupi, Stambolli, Ankaraja, nuk je asgjë tjetër veçse një spiun i ndyrë.

 

Po fole keq për Skënderbeun, Shën Terezën, Ismail Kadarenë, s’je turk, as shqiptar, as amerikan, as rus. Je gropë plot me kalbësira, kërrma, krrokama. Je ndyrësirë e ndyrësirave. Je tradhëtar, mercenar, rrugaç, pleh, bërllog që duhesh hedhur në makinën grirëse të barit si në filmat e horrorit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...