Në këtë shtet ndalohet përdorimi i celularëve në rrugë

Kalimtarët e varur pas përdorimit të celularëve në Lituani do të detyrohen të mos i përdorin kur kalojnë rrugën. Të mërkurën është aprovuar rregulli i ri me qëllim uljen e numrit të vdekjeve në rrugë.

“Kalimtarët nuk duhet të përdorin celularin derisa të kalojnë rrugën dhe të jenë në trotuar”, tha Ministri i Transportit, Rokas Masiulis gjatë një takimi që u transmetua live.

Duke filluar nga muaji i ardhshëm, kalimi i rrugës me celular në vesh ose në dorë do ti kushtojë lituanezëve një gjobë që fillon nga 40 euro.

Vitin e kaluar, 68 kalimtarë janë vrarë nga motorët dhe motocikletat në Lituani, një vend që ka 2.8 milionë banorë.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, pas Rumanisë dhe Letonisë, Lituania është vendi i tretë në BE që ka numrin më të lartë të vdekjeve në rrugë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...