Historia prekëse e Papa Vojtilës dhe gruas së varfër “Tani e dimë se sa kushton një lutje”

Një grua e veshur thjeshtë, me fytyrë të trishtë, hyri në një dyqan, iu afrua pronarit dhe me përulësi i kërkoi nëse mund të merrte disa ushqime me kredi.

Me delikatesë i shpjegoi se i shoqi ishte sëmurë rëndë dhe nuk mund të punonte, ndërsa shtatë fëmijët e saj kishin nevojë për ushqim.

Pronari nuk pranoi dhe i tha të largohej nga dyqani.

Duke ditur nevojat urgjente të familjes së saj gruaja iu përgjërua: “Ju lutem, zotëri, do t’jua paguaj sapo të mundem”.

Pronari i përsëriti se nuk mund të jepte veresi, dhe që mund të drejtohej në një dyqan tjetër.

Në këmbë, pranë banakut gjendej një prift i ri që e kishte dëgjuar të gjithë bisedën midis pronarit të dyqanit edhe gruas në nevojë.

Prifti afrua edhe e pyeti pronarin e dyqanit nëse mund të paguante ato gjëra që gruaja do të merrte për familjen në nevojë.

Atëherë pronari, me një zë ngurrues, iu drejtua gruas: “ A e keni listën që do të bëni pazar?”.

Gruaja iu përgjigj, “Po, zotëri”.

“Mirë!”, tha më tej pronari. “Vendoseni listën tuaj në pjatën e peshores dhe do t’ju jap aq produkte sa peshon lista juaj”.

Gruaja hezitoi një çast dhe pastaj, duke ulur supet, kërkoi në portofolin e saj një copë letër, shkroi diçka dhe pastaj e vendosi letrën në pjatën e peshores.

Pronari dhe prifti s’po u besonin syve kur panë pjatën e peshores, ku ishte vendosur letra, të ulej papritur edhe të mbetej ashtu.

Pronari i dyqanit, duke fiksuar peshoren, tha:

“Është e pabesueshme!”.

Prifti i ri buzëqeshi, dhe pronari filloi të mbushte qeset me ushqime duke i vendosur në pjatën tjetër të peshores.

Edhe pse ai vazhdonte të vendoste shumë ushqime, pjata e peshores nuk lëvizte, deri sa u mbush plot e përplot.

Pronari mbeti pa fjalë.

Në fund, mori copëzën e letrës e fiksoi dhe u bë më shumë konfuz se ç’ishte më parë, u habit krejtësisht…

Nuk ishte një listë për pazar!

Ishte një lutje, që thoshte: “Zoti im, ti e njeh situatën time dhe i di nevojat e mia, po lë gjithçka në duart e tua!”

Pronari i dyqanit, në heshtje, i dorëzoi gruas gjithçka që kishte vendosur në pjatën e peshores.

Gruaja e falënderoi dhe doli nga dyqani.

Prifti i ri duke i dhënë një kartëmonedhë 50-tëshe, i tha pronarit: “Tani e dimë se sa kushton një lutje”.
Emri i atij prifti ishte Karol Wojtyla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...