Shefi i ëndrrave, këta punonjës punuan katër ditë në javë dhe u paguan për 5

Thuajse 250 punonjës të Perpetual Guardian, një kompanie që menaxhon fonde, testamente dhe prona të paluajtshme, testuan një javë pune ku punohej katër ditë në vend të pesë në mars dhe prill të këtij viti.

Ata punuan tetë orë në ditë, për katër ditë në javë dhe u kompensuan sikur të kishin punuar pesë.

Akademikët që studiuan testimin dolën në përfundimin se java katër ditore e punës”>punës rezultoi në nivele më të ulëta stresi, nivele më të larta kënaqësie në punë dhe sens i përmirësuar punë-jetë personale.

Themeluesi i firmëz zelandeze, Andrew Barnes, tha se vendosi të testojë javën e punës katër ditore pasi vuri re se punonjësit e tij ishin nën shumë trysni dhe menaxhonin me vështirësi balancën mes punës dhe jetës jashtë saj.

Barnes mendonte se një ditë më shumë në shtëpi do të përmirësonte fokusin dhe produktivitetin në punë. Të dhënat dhe provat vërtetuan tërësisht teorinë e tij.

Në një javë normale ku punohet pesë ditë, 54% e punojnësve ndiheshin të aftë të përmbushnin përgjegjësitë e tyre në punë dhe në shtëpi. Në javën e punës me katër ditë, përqindja u rrit në 78%.

Ministri zelandez Iain Lees Galloway që kujdeset për çështjet e punës tha se të gjetjet janë shumë interesante dhe se është i hapur ndaj ideve për të përmirësuar modelet e zyrave moderne.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...