Prapaskenat e një interviste me pistoletë në bark

Nga Bledian Koka
Dy muaj më parë, kur u njoha për herë të parë me rastin e Xhisiela Malokut, skena që më përshkruan ishte traumatike.

Xhisiela Maloku kishte guxuar të denonconte ish-të dashurin e saj që e kishte masakruar në dru në hotele, në rrugë, në shkollë e në mes të fshatit. Që në atë moment ajo e kishte firmosur fatin e saj si armike e fasadës së Rilindjes.

Publikimi i rastit nga ish-kryeministri Sali Berisha i prishi të gjithë tentativat e Rilindjes për ta mbyllur kapakun e një meseleje të qelbur, që i shtohej palmarësit të saj të ndyrësive.

Që në këtë moment çunat e Rrajave e kanë peng Xhisielën dhe e kanë përdorur fillimisht sipas nevojave të veta, dhe që pas denoncimit të Emiljano Nuhut në kuadër të nevojave të Edi Ramës, nën regjinë e Endri Fugës.

Herën e parë që Xhisiela ka folur për mediat (në 28 korrik 2018), çunat e Rrajave, zërat thonë se i kanë shkuar Xhisielës në banesën e saj në Zezë dhe pasi kanë lënë takëmet e tyre në tavolinë, si pistoletat, paketat dhe celularët, e kanë urdhëruar që të bëjë një bisedë telefonike me redaksinë e këtij televizioni.

Biseda me redaksinë e televizonit është kryer me formatin e zakonshmë të komunikimit të Rrajave (pistoleta në bark) dhe me mesazhin e vetëm “Sali Berisha gënjen, nuk më ka përdhunuar askush”.

Me kaq u duk sikur Rrajat e mbyllën hesapin me bezdisjen që u kishte shkaktuar denoncimi i Xhisielës. Rexhepi do të ishte i lirë, Xhisiela do të vazhdonte të mbante pistoletën në bark sipas humorit të djalit të deputetit socialist,

ndërsa Taulant Balla do të vazhdonte peshkimin. Por, denoncimi publik i Emiljano Nuhut e prishi qetësinë e Rilindjes dhe sidomos atë të kryerilindasit.

Në ditët e veta më të gëzuara, kur Policia e Xhafajt po kryente operacione deri diku të suksesshme për rendin, deri në arrestimin e Bandës së Bajrave, rezulton se e njëjta polici kishte dështuar të mbronte një vajzë që dhunohej sistematikisht nga ish-i dashuri i saj, djalë deputeti rilindas.

Ironi e madhe, por siklet për t’u hequr.

Që nga ajo ditë, Rilindja është fokusur në dy operacione:

1. Emiljano Nuhu, ish-oficeri i infiltruar që ka kërkuar 6 operacione të sukseseshme për shkatërrimin e bandave të drogës, gënjen;

2. Xhisiela Maloku, u trajnua mbi një javë që të dilte tek Eni Vasili dhe të thotë që përnjeshtronte çdo deklaratë kundër Rrexhep Rrajës.

Ndërsa Eni Vasili me quazi-lotët e saj në nisje të emisionit, duhej ta bënte rrëfimin e Xhisiela Malokut sa më të besueshme, ajo që e ka djegur skenarin Rama-Fuga-Rraja në Top Channel ka qenë shpërthimi i gazetares Anila Hoxha, e cila ka qenë e pranishme gjatë intervistës në Durrës.

E pyetur për përceptimin e saj mbi vërtetësinë e rrëfimit të Xhisielës, gazetarja Hoxha ka rrërfyer një prapaskenë qe me shumë gjasë moderatorja e emisionit jo vetëm që nuk e do ta kishte thënë kurrë dhe do kishte dashur të mos thuhej.

“Xhisiela gënjeu, kur tha që erdha me taksi, sepse ne të dyja e pamë që ajo zbriti nga një makinë e shoqëruar nga disa djem”- i është drejtuar Anila Hoxha moderatores, e cila qartazi është kapur gafil nga kjo përgjigje e gazetares që shtoi se “disa gjëra është mirë t’i themi ashtu siç janë”.

Paralelisht në studion e TV Klan, gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer një skenë tjetër që përgënjeshtronte versionin që Xhisiela ka servirur në media me urdhër të Rama-Fuga-Rrajas.

Prokuroria i ka lënë për një moment vetëm Rexhepin dhe Xhisielën, dhe nga përgjimi ambjental rezulton se djali i deputetit e ka kërcënuar aty për aty ish-të dashurën e tij që të tërhiqte deponimin.

U zhgënjyet nga intervistat e Xhisielës sonte? Më fal po çfarë prisnit, që vajza t’i bashkohej lëvizjes #METOO dhe të thoshte: “Po njerëz, Rexhep Rraja ma ka nxirë jetën dhe përdhunimi është gjëja më e vogël që ka ndodhur”.

Në vetëm dy muaj, Xhisiela Maloku ka humbur shumë. Jo vetëm 12 kilogramë siç e tha vetë, jo vetëm lirinë e saj, jo vetëm vajzërinë e saj, por me daljet e sotme në media shpresojmë që ajo të ketë blerë të paktën jetën e saj.

Atë më minimalen, ku njeriu thjeshtë merr frymë. Pas gjithë kësaj panorame, shpresoj që ajo ta ketë blerë jetën e saj dhe të jetojë e qetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...