Historia e dhimbshme që fshihet pas fotos që bëri xhiron e botës

Fotografi i njohur francez, Frank Fournier, shkrepi në vitin 1985 një foto në Tolima, Kolumbi që shumë shpejt do të bëhej një nga fotot më të njohura në të gjithë botën.

Historia që kjo foto mbart në vetvete është sa e dhimbshme dhe e frikshme.

 

Në foto mund të shihni një vajzë të vogël, 13 vjeçaren Omayra Sanchez, e cila mbeti e bllokuara në rrënoja si pasojë e shpërthimit të vullkanit. Këmbët e vogëlushes kishin ngecur në një strukturë metalike dhe autoritetet e kishin të pamundur ta nxirrnin pa i prerë këmbët.

 

Po ashtu, grupet e shpëtimit nuk mund t’ia ndalonin gjakderdhjen në kohë, ndaj vajza u la të vdiste në rrënoja. Pasi qëndroi për disa kohë në këtë pozicion, Omayra nisi të kishte haluçinacione të forta.

 

Ajo filloi të bërtiste se ishte vonë për në shkollë, kishte një provim matematike, thurte vargje këngësh dhe pas plot 60 orësh e ngecur kështu, Sanchez ndërroi jetë. Kjo foto u bë simbol i protestave në mbarë Kolumbinë, ku me imazhin e 13-vjeçares qytetarët akuzonin qeverinë për paaftësi në rast fatkeqësish natyrore.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...