Investigimi: 93 përqind e ilaçeve në farmaci janë të skaduara

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se rreth 93 për qind e medikamenteve që gjenden në farmacinë qendrore të QSUT-së janë të skaduara-dëm i cili u akumulua vit pas viti në 447 milionë lekë, ndërkohë që qindra pacientë vuajtën pasojat e mungesës së barnave.

Të paktën katër herë në vit, Fatjon Mara, 43 vjeç, mbërrin në Spitalin Pediatrik në Tiranë me pyetje që e mundojnë. I biri u diagnostikua me një sëmundje kronike gjaku gjashtë vite më parë dhe prej asaj kohe, jeta e të dyve ndahet mes shtëpisë dhe spitalit.

“Im bir kërkon trajtim të paktën katër herë në vit. Ndonjëherë sëmundja kryesore i shkakton edhe çrregullime të tjera dhe detyrohem të kaloj deri në dy javë në pavionë të tjerë,” tha Mara për BIRN.

Luhatjet në shëndetin e të birit përbëjnë shqetësimin kryesor për Marën. Por krahas tyre, 43 vjeçarit i është dashur shpesh të vrasë mendjen nëse në spital do të gjente ilaçet e duhura apo nëse trajtimi i radhës do ta përmirësonte jetën e të birit.

Në gjashtë vitet e terapisë intensive, ai pohon se nuk kanë qenë të rralla rastet kur ka vrapuar drejt farmacisë me recetë në dorë.

“Ilaçe ka pasur kohët e fundit, por në të paktën gjashtë vite që e trajtoj intensivisht, jam detyruar disa herë t’i blej shtrenjtë në farmaci,” tha Mara për BIRN.

Mungesa e medikamenteve mjekësore është një ndër shqetësimet kryesore të qindra pacientëve dhe familjarëve të tyre dhe një “gangrenë” e vazhdueshme e sistemit shëndetësor në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit.

Megjithatë, “një mal” me ilaçe të skaduara u ngrit vit pas viti në farmacinë qëndrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërkohë që të sëmurët po vuanin pasojat e mungesave të tyre.

BIRN siguroi një raport inventari të medikamenteve që gjendeshin në farmacinë qëndrore të QSUT-së deri më 9 maj 2018 dhe i përpunoi të dhënat, pasi i hodhi ato në një databazë.

Analiza e përftuar tregon se rreth 93 për qind e ilaçeve në farmacinë qendrore janë të skaduara dhe vetëm 7 për qind e tyre ishin ende të përdorshme për pacientët.

Medikamentet që gjenden në QSUT u përkasin viteve 2012-2018 dhe kapin një kosto totale kontabël prej 481.8 milionë lekësh [rreth 3.9 milionë euro]. Nga këto, ilaçe me vlerë kontabël 447 milionë lekë rezultojnë të skaduara dhe vetëm 34.7 milionë brenda afatit të përdorimit.

Grumbullimi i stokut të madh të ilaçeve të skaduara në farmacinë qendrore të QSUT është konsideruar një problem serioz edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH. Në dy raporte auditi për vitet 2014 dhe 2015, KLSH konstatoi se kishin shkuar dëm ton

elata medikamentesh të tenderuara apo të dhuruara në Qendrën Spitalore Universitare dhe fajësonte për këtë keqmenaxhimin, por edhe praktikën e tenderimit të medikamenteve në prag të datës së tyre të skadencës.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi arsyet e krijimit të stokut në farmacinë qëndrore si dhe dëmin e dyfishtë të shkaktuar ndaj pacientëve dhe buxhetit të shtetit.

Në një përgjigje me shkrim, QSUT pretendoi se trajtimi i kërkesës për të drejtë informimi kërkonte afat kohor të gjatë dhe të paparashikueshëm për t’u përpunuar, si dhe burime njerëzore shtesë, për shkak të dokumentacionit voluminoz.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...