Bujar Qamili: Pas Vllaznisë, edhe nëse shkon në kategori të katërt

Skuadra shkodrane sot pasdite ka luajtur në Lezhë ndaj Besëlidhjes me të cilën ka fituar me rezultatin 1-0. Të pranishëm në stadium kanë qenë edhe një disa tifozë shkodranë, mes të cilëve ka spikatur edhe Mjeshtri i Madh, këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili.

 

Ka patur përkrah edhe dy personazhe të tjera të njohura të muzikës si Ilsi Ademi dhe Klinsman Llazani, por edhe me nipin e tij te cilet ka deshire t’i injektoje pasionin per te ndjekur Vllaznine. Shume prane tyre edhe tifozi i zjarrte i kuqebluve nga Ulqini, Cuf Kapllani,

 

Sigurisht që në fund janë gëzuar sëbashku. Për “Shkodra Sport” bilbili i këngës popullore tregon pse vazhdon ta ndjekë sërish Vllazninë edhe tashmë që ajo ka rënë në kategorinë e parë.

 

“Edhe në kategorinë e katërt nëse bie, unë sërish do të jem pranë saj. Jemi rritur me Vllazninë, jemi krenuar me të për vite me rradhë dhe sigurisht që ai i cili e ndjen veten tifoz, duhet të jetë pranë saj edhe në këto momente të vështira ku ajo ndodhet”- thotë Bujar Qamili.

I pyetur në lidhje me ndeshjen e sotme të fituar ndaj lezhjanëve, shprehet: “Të them të drejtën loja e Vllaznisë më pëlqeu. E kontrolloi gjatë gjithë kohës, duhet të kishte shënuar më shumë gola.

 

Një skuadër me shumë djem të rinj të cilët premtojnë shumë për të ardhmen dhe jam i sigurtë se kjo ajo e ka vendin në Superligë”.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...