Samsung bën atë që e duan të gjithë, por e priste askush

Më në fund po ndodh. Pas aq shumë thashethemesh ndër vite, një kompani më në fund e mori hapin e parë. Samsung do të krijojë celularin e parë që paloset.

Së pari, pse na duhet një celular që paloset?

Na duhet sepse celularët po dizenjohen në përmasa të mëdha. Por ka një problem. Xhepat tanë nuk janë aq të mëdhenj. Një apart celular që paloset do ta nxinte me siguri xhepi i pantallonave. Kur hapet, merr përmasat e një tableti të vogël.

Thashethemet e një celulari të tillë kanë qarkulluar që në vitin 2008. Por së fundmi CEO i Samsungut, DJ Koh, foli për CNBC. Ai tha se erdhi koha ta nxjerrin në treg produktin. Koh nuk dha detaje të tjera për aparatin. Megjithatë ai tha se mund të lançohet gjatë Konferencës së Zhvillimit të Samsung në nëntor.

Wall Street Journal, duke cituar një burim anonim, shkruajti gjëra interesante për celularin në korrik.

“Winner”, siç ka emrin e koduar, do të ketë një ekran 18 cm të gjatë kur shpaloset. Një ekran fleksibël OLED do të përkulet kur ekrani të paloset.

Problemi i vetëm?

Mund të kushtojë rreth 1500 dollarë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...