Mjekët kosovarë paralajmërojnë bojkot nëse nuk u rriten pagat

jekët që punojnë në sektorin publik kanë thënë se nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre për rritje të pagave, atëherë do të ketë kolaps në sektorin e shëndetësisë dhe se ata do ta bojkotojnë punën.

 

Mjeku specialist në Kosovë paguhet për punën që kryen me rreth 600 euro në muaj, derisa infermierët me rreth 400 euro në muaj.

 

Si në shumë fusha tjera, edhe sektori i shëndetësisë vuan nga mosdefinimi i kategorizimit të pagave dhe si rrjedhojë e kësaj gjendjeje, mjekët kanë deklaruar se nuk është korrekte që pagat e tyre të jenë lineare, por ato duhet të kategorizohen.

 

Sipas mjekëve, rrogat e tyre janë më vogla sesa të kolegëve të tyre në rajon.

 

Basri Lenjani, mjek specialist i emergjencës ka deklaruar se Ligji për pagat, i cili tashmë pritet të shkojë në Kuvendin e Kosovës , shpreson të kalojë pa ndonjë problem, dhe siç thotë ai, njëherë e përgjithmonë t’u kthehet dinjiteti punëtorëve shëndetësorë.

 

Mjekët shpresojnë se në kohën kur në Kosovë të fillojë të aplikohet sigurimi shëndetësor, atëherë ata do të paguhen në bazë të performancës së tyre./REL

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...