Fotot e rralla të fotografit fashist: Gratë shkodrane në vitin 1940

Këto fotografi të rralla ku shfaqen gratë shkodrane janë realizuar në vitin 1940 dhe janë realizuar nga fotografi italian Giuseppe Massani.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sigurta për të, Massani ka lindur në Rimini në vitin 1901 dhe ka studiuar ne Universitetin e Bolonjës në vitin 1920. U bë ithtar i lëvizjes fashiste dhe doli në pah me një album fotografik për Musolinin dhe fashizmin: “La sua terra” (Toka e tij), Bergamo 1936.

Në prill 1939, Shqipëria u pushtua nga forcat italiane dhe pak kohë më pas iu aneksua perandorisë së re romake të Musolinit. Ishte ky momenti i duhur për fotografin që t’i prezantonte publikut italian trevat e reja të Italisë përtej Adriatikut.

Me mbështetjen zyrtare, udhëtoi gjerësisht në Shqipërinë e pushtuar nga Italia dhe bëri fotografi të ndryshme. Fotot u botuan në vëllimin “Albania: Testo e foto di Giuseppe Massani”

(Shqipëria: teksti dhe fotot nga Xhuzepe Masani, Romë 1940, me një kapitull të fundit të propagandës fashiste ‘Bashkimi Italo-shqiptar’). Të gjitha pamjet e këtij koleksioni janë marrë nga ky libër.

Në vitet 1960 dhe 1970 Masani botoi disa albume të tjera, shumica e të cilave tashmë janë lënë në harresë.

Albumi i Shqipërisë i vitit 1940, i harruar edhe ai, mbetet i mahnitshëm si pasqyrë e Shqipërisë së vjetër para komunizmit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...