“Porosia” e Sander Ruçit: Shkodra, kalanë, artin e Vllazninë ka. Janë simboli jonë, duhet t’i ruajmë!

Për dy netë me rradhë, në teatrin “Migjeni” është shfaqur spektakti “Turbo shoë” i humoristit të mirënjohur Sander Ruçi.

Por ajo që ka bërë përshtypje në interpretimet e tij ka qenë edhe Vllaznia. Disi e çuditshme në pamje të parë sepse në fund të fundit ka qenë një shfaqje humori megjithatë ka qenë vetë

Mjeshtri i Madh Ruçi ai që ka shpjeguar edhe arsyen pse në mes fenomeneve të tjera që ka trajtuar në këtë shfaqje, njëra prej tyre ka qenë edhe Vllaznia.

“Shkodra kalanë, artin e Vllazninë ka. Me mujt me i ruajt, janë simbolet e këtij qyteti. Unë sa herë që vij nga Amerika, kalimin e parë e baj tek Kisha e Zojës dhe tek kalaja, më pas vijnë edhe të tjerat.

Çdo shkodran duhet të punojë dhe të luftojë për t’i ruajtur këto simbole sepse sportin e artin i ka si fe”.

Një shprehja e bukur që në fakt e thotë çdo pjestar i këtij qyteti dhe sigurisht që të gjithë e vuajnë situatën ku ndodhet aktualisht

Vllaznia dhe shpresojnë që ajo ta kalojë sa më shpejt atë.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...