HABIA, 10 VJEÇARI GJEN SHKOLLËN E MBYLLUR

Të gjithë kanë shkuar në shkollë në ditën e parë të këtij sezoni të ri por Franko Kolaj nuk ka mundur. 10 vjeçari nga fshati Samrisht i Vjetër në njësinë Dajç të bashkisë Shkodër ka tentuar të futet në shkollë ashtu si vitin e kaluar por dera e shkollës është e kyçur.

10 vjeçari nga Samrishti tregon se nis tashmë klasën e 5-të por shkolla në fshatin e tij mundet që të mos funksionojë më për shkak të numrit të ulët të nxënësve në atë zonë.

Franko thotë se dëshira e tij është që ta bëjë mësimin tek shkolla e fshatit ndaj edhe në ditën e parë ka shkuar me shumë dëshirë por është hasur me dyert e mbyllura të shkollës.

Tashmë nxënësit e shkollës së fshatit Samrisht i Vjetër do të duhen të shkojnë tek shkolla e fshatit Shirgj që është 5-6 kilometër më larg.

Kjo e vështirëson situatën për fëmijët e fshatit të cilët në shumicën më të madhe të rasteve shkojnë të vetëm me biçikletë si në rastin e Frankos.

Tashmë rënia e numrit të nxënësve në shkollat e Shkodrës ashtu si në gjithë Shqipërinë mbetet një shqetësim duke bërë që shumë prej tyre të mbyllen dhe nxënësit të detyrohen të shkojnë në shkolla të tjera larg fshatrave të tyre, shpesh herë mes vështirësive dhe kushteve aspak normale për një fëmijë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...