MUNGESA E MJEKËVE NË PUKË, SPITALI I SHKODRËS HESHT

Në fund të gushtit spitali i Pukës në një përgjigje të një e-maili i ka bërë të ditur spitalit të Shkodrës se për shtatorin ka nevojë për mjekë specialistë si kardiolog, endokrinolog, okulist dhe nefrolog,

mirëpo spitali I Shkodrës nuk I ka kthyer asnjë përgjigje duke lënë qindra banorë të Pukës pa asnjë shërbim shëndetsor.

Ndërkohë drejtuesit spitalit të Shkodrës e patën të pamundur të na jepnin një përgjigje për mosplotësimin e kësaj kërkese, në një kohë kur kjo problematikë është mjaft shqetësuese për banorët Pukës drejtuesit e spitalit nuk gjetën kohën për një përgjigje.

Urdhëri i ministrisë së shëndetësisë ka parashikuar që në çdo muaj mjekët specialistë nga Shkodra të shkojnë drejt spitalit të Pukës për të kryer atje shërbim shëndetësor .

Mirëpo këtë shtator urdhëri është shkelur sepse nevojat e spitalit të Pukës nuk janë plotësuar nga spitali i Shkodrës gjatë muajit në të cilin jemi, problem i cili nuk është aq i vogël sa për t’u neglizhuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...