“Ca njerëz na vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë, si mësim!”

E quajtur si nëna e gjithë botës, por që jetën ia kushtoi të varfërve, të sëmurëve dhe përkushtimit ndaj Zotit… Nënë Tereza kujtohet për veprat e saj humanitare dhe thëniet e pavdekshme për jetën e njerëzimin.

Nëna Terezë është frymëzim për çdokënd. Thëniet e saj për jetën janë të mrekullueshme, ashtu edhe siç ishte vetë ajo.

 

Në vijim kemi zgjedhur 25 urtësi prej saj që janë plot frymëzim…
25 Thënie nga Nënë Tereza

Nëse i gjykon njerëzit, nuk ke kohë për t’i dashur ata.
Lumturia është fuqi!
Mënyra si të ndihmosh botën, është duke ia filluar nga familja jote.
Vetmia është sëmundja e botës moderne.

Është akt madhështor t’ju ndihmosh të përulurve.
Personi që jep me buzëqeshje është më dhënësi më i mirë, sepse zoti e do dhënësin e gëzuar.
Çdo herë që i buzëqesh dikujt, është shprehje e dashurisë, një dhuratë për atë person, një gjë e bukur.
Një ndër sëmundjet më të rënda është kur je askush për çdokënd.
Nuk ka qetësim më të madh në momente të vështira, se sa të dish që e ke dikë përkrah.
Unë mund të bëj gjëra që ti nuk mundesh.

Ti mund të bësh gjëra që unë nuk mundem. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha…

Beso në gjëra të vogla, sepse nga ato do e fitosh fuqinë!
Mos i prisni kryetarët.

Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

 

Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.
Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë.

Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë.

Të varfrit mund t’i keni edhe në familjen tuaj.

Gjejini.

Duajini.

Duhet të flasim më pak.

Një vend për t’u lutur, nuk është vend për thashetheme.

Folu butësisht njerëzve!

 

Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore!

Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.
Disa njerëz vijnë në jetë si bekim.

Disa të tjerë vijnë si mësim…

 

Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri.
Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie…
Ne jemi krijuar jo që të jemi të suksesshëm, por të jemi të mëshirshëm.
Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin.

Kam zbuluar paradoksin që, nëse ti dashuron deri sa të të dhembë, nuk mund të ketë më dhimbje, por vetëm më shumë dashuri.
Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi.

Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe.

Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.

Të varfërit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre.

Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen.

S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta.

Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...