Zyrtare: Vllaznia- Korabi luhet të shtunën në “Loro Boriçi”

455

Tashmë nuk ka më dilema. Ndeshja Vllaznia- Korabi e vlefshme për javën e parë të kampionatit të kategorisë së parë, do të luhet të shtunën në orën 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ky është njoftimi që ka dalë nga vetë klubi shkodran i cili bën të ditur se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje.

Dilemat nëse do të luhej në këtë stadium apo në fushën sportive “Reshit Rusi”, kishin çorientuar disi edhe opinionin sportdashës por drejtuesit e klubit Vllaznia kanë gjetur akordin që ndeshja të luhej të impiantin modern të “Loro Boriçit”.

Ky do të jetë testi i parë serioz për kuqeblutë që në fakt në përgatitjet e këtij sezoni nuk kanë patur mundësinë të prekin asnjëherë tapetin e këtij stadiumi.

Megjithatë kjo nuk duket pengesë për ta nisur me fitore kampionatin e ri.
www.shkodrasport.com

Lexo edhe:   Ja kur pritet që vala e të nxehtit afrikan të godasë Shqipërinë; Temperaturat kalojnë parashikimet e meteorologëve