VLLAZNIA TABELË QITJEJE, BUM LARGIMESH NGA TË RINJTË

Skuadra e Vllaznisë është bërë tabelë qitjeje nga ekipet e tjera sa i përket largimit të lojtarëve të rinj të cilët mund të kenë një perspektivë të mirë në të ardhmen e tyre si futbollistë.

Vetëm kohët e fundit janë tre lojtarë të larguar dhe një tjetër që po ashtu kërkoi t’i japë lamtumirën Vllaznisë. Në këtë mënyrë i pari që zgjodhi një skuadër tjetër është mbrojtësi Enes Isufi.

Pjesë e kombëtares së 19-vjeçarëve duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit por po ashtu kapiten edhe tek ekipet e akademisë Vllaznia, Isufi firmosi një kontratë me një prej ekipeve më të mira shqiptare Skenderbeu.

Vllaznia në Kategorinë e Parë nuk denjoi ta ketë në radhët e saj duke bërë që shkodrani të zgjedh një tjetër ekip. Isufi nuk është i vetmi sepse pas tij të njëjtën rrugë ndoqi edhe lojtari i ri Armenis Kukaj.

Ky i fundit firmosi një kontratë me ekipin e Luftëtarit të Gjirokastrës duke vijuar kështu një aventurë të re. Vllaznia nuk mundi të mbajë as Erald Çinarin i cili u bë pjesë e Partizanit në Superligë. Për t’u larguar nga të rinjtë ka kërkuar edhe Rahova.

Edhe pse firmosi një kontratë 3 vjeçare para pak kohësh Rahova shpërtheu publikisht duke kërkuar që të mos jetë më pjesë e Vllaznisë vetëm për trajtimin jo të duhur. Sipas burimeve një interesim ka nga ekipe të ndryshme edhe për sulmuesin Gruda që gjithashtu mund të jetë një tjetër largim nga kuqeblutë.

Të gjithë këto lojtarë kanë një perspektivë në të ardhmen e tyre dhe mund të bëhen lojtarë të rëndësishëm. Por në këtë rast pyetja që lind nga gjithë këto largime cilat janë përfitimet e klubit Vllaznia. Drejtori i ri sportiv turku Engin Firat tha se me shitjen e lojtarëve të rinj të akademisë do mund të shlyhen mbi 1 milion euro që kuqeblutë kanë detyrime të pashlyera.

Në fakt si do të bëhet kjo kur për pjesën më të madhe të lojtarëve të rinj të sapolarguar të ardhurat në klubin Vllaznia janë qesharake, është derdhur vetëm shumë e formimit prej 3-4 milion lekësh të vjetër dhe asgjë më shumë për të mos thënë se ka nga ata që nuk e kanë paguar fare.

Askush nuk beson se Vllaznia është në drejtimin e duhur duke larguar të rinjtë nga radhët e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...