Sot pritet një lajm shumë i rëndësishëm për Vllaznine

UEFA ka njoftuar pak ditë më parë Klubin e Futbollit Vllaznia se ekipi i tij i 19 vjeçarëve është zyrtarisht pjesë e “UEFA Youth League”.

Një lajm i tillë sigurisht që ka gëzuar të gjithë në Shkodër sepse është viti i dytë rradhazi që ky ekip merr pjesë në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm europian të futbollit të moshave.

Por ndërkohë, për Vllaznia U-19 sot pritet një tjetër lajm i rëndësishëm. Pikërisht mesditën e sotme në

Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i turit të parë të kësaj kupe dhe kampionia e Shqipërisë do të mësojë rivalin me të cilin do të ndeshet.

I pranishëm në këtë ceremoni të hedhjes së shortit por edhe në një seminar që UEFA do të zhvillojë me të gjithë klubet pjesmarrëse, është edhe përgjegjësi teknik i Akademisë Vllaznia Alban Neziri.

Vitin e kaluar shkodranët janë ndeshur me moldavët e

Zimbrus ndërkohë që tashmë duhet pritur për të mësuar se kush do të jetë kundërshtari i rradhës.

© shkodrasport

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...