SHKODËR, 30 OBJEKTE SHEMBEN NGA IMT NË XHABIEJ

30 objekte në total kanë nisur që të prishen nga Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë Shkodër në bllokun e pallateve në Xhabiej.

Prishja e këtyre ndërtimeve shprehet drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Gentian Ibro do t’i hapë rrugë përfundimit të investimit për rehabilitimin e atij blloku pallatesh, investim që ka nisur që para dy vitesh por është zvarritur për shkak të mosdhënies së shpronësimeve.

Tashmë pas akordimit të parave nga qeveria 14 objekte janë me leje ndërsa 16 të tjera pa leje dhe për këta të fundit s’do të ketë shpronësime. Bashkia Shkodër ka gjetur gjuhën e përbashkët me banorët të cilët preken nga prishja e ndërtimeve.

Shefi i Inspektoriatit Ndërtimor Gentian Ibro i pyetur edhe për tabelat e vendosura pa leje kudo në qytetin e Shkodrës, një problem i ngritur nga Star Plus pak ditë më parë tha se do të verifikohet dhe se do të zbatohet ligji çka nënkupton heqjen e tabelave pa leje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...