Çfarë ju motivon në punë?

Për të punuar duhet pastjetër që të kesh një motiv të përcaktuar që ta bën sa më tërheqës vendin e punës. Në lidhje me këtë fakt janë zhvilluar shumë sondazhe, dhe rezultatet e tyre dalin në përfundim se ky motiv lidhet me vlerën monetare.

Paraja është një motiv i rëndësishëm që vështirë është për t’u kundërshtuar pasi është ekonomia ajo që përcakton shpesh herë statusin, që të privon nga ambienti social, që përcakton shpesh herë dhe standardin e jetesës.

Duket qartë se paratë përbëjnë motivin e kryerjes së një pune por edhe të gjetjes së një pune. Por a përputhet dëshira me kërkesën?

Është shumë e vështirë që dëshirat tona t’i gjejmë në tregun e punës pasi tregu shpesh herë ka kërkesa më të larta se sa dëshirat tona. Por ne duhet të shohim dhe anën tjetër të medaljes, që jo gjithmonë paratë shërbejnë si motiv i punës sonë, por këtë fakt ne e kuptojmë gjatë rrugës, sidomos kur jemi në punë.

Pasi askush nga ne nuk do ta donte një punë ku të paguhej mirë por të ishte nën presion të vazhdueshëm. Megjithëse ka shumë njerëz për të cilët nevoja për ekzistencë është më e madhe se çdo lloj presioni.

Por a do ta bëni ju një punë që nuk i përshtatet nivelit tuaj arsimor, që nuk i përshtatet tipit apo personalitetit tuaj vetëm për para?

Këtu sigurisht ka vend për shumë diskutim pasi sot në shoqërinë tonë ka tipa dhe personalitete të ndryshme që mbase për para do bënin çdo gjë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...