Lumturi e garantuar, zbuloni sekretin

Lumturia është e gjithkërkuar nga të gjithë. Shpesh në një marrëdhënie për arsye të ndryshme është e vështirë që të gjesh një rrugë të përbashkët lumturie.

Dëshira është sekreti i lumturisë edhe mjafton që vetëm të përpiqesh ndihmon drejt mirëqenies.

Më poshtë po japim disa këshilla të tjera për të jetuar më të lumtur ditët e ngarkuara me punë dhe stres.

Hapni zemrën të tjerëve
Nuk duhet të jeni asnjëherë shumë e zënë për të buzëqeshur. Mos prisni që t’ju buzëqeshin të tjerët të parët. Tregojuni atyre se si buzëqeshet.

Mos qëndro gjithë kohën me “antenat” ngritur. Kur i drejtoheni dikujt për të folur, bëjeni me zemër. Mos kini frikë se mund t’u tregoni të tjerëve dobësitë tuaja. Afrohuni me delikatesë, besim dhe e çlirët. Njerëzit që ju rrethojnë, janë pasuria më e madhe që keni.

Vlerësoni gjithçka që keni
Për të qenë të lumtur, duhet të mësoni të vlerësoni gjithçka të bukur në jetën tuaj. Nuk ka rëndësi se sa të parëndësishme mund t’ju duken. Ka shumë gjëra të jashtëzakonshme në ekzistencën tuaj, por shpesh nuk jeni të vetëdijshëm. Jeta është një mrekulli!

Mësoni të jeni mirënjohëse për gjithçka ju ka dhuruar jeta: miqtë, familjen dhe shëndetin. Falënderojeni jetën për gjithçka që ju jep çdo ditë.

Shijoni çastin
Shijojeni jetën në çdo çast. Çfarëdolloj gjëje që jeni duke bërë, pavarësisht rrethanave të caktuara, jini e pranishme, jetoni çdo moment dhe vlerësojeni.

Lexoni, shkruani, flisni me një mik apo koleg, hani, shëtisni, përqafoni atë që doni, lani enët: këto momente zënë pjesën më të madhe të ditëve tuaja dhe e gjitha kjo mund t’ju duket e mrekullueshme nëse dini të jetoni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...