35 mijë të moshuar jetojnë vetëm, 38 % e tyre jetojnë në varfëri

Ndryshimet demografik në Shqipëri kanë sjellë plakjen e popullatës gjatë dekadave të fundit. Kështu, numri i individëve të moshuar përbën mbi 12% të popullatës së përgjithshme të vendit tonë, me një tendencë në rritje përgjatë viteve të ardhshme.

Një tjetër faktor që ndikon është dhe niveli i lartë i emigrimit të të rinjve dhe moshave të mesme. Duke bërë që numri i të moshuarve që jetojnë vetëm të rritet ndjeshëm. Sipas të dhënave, janë mbi 34.945 persona mbi 65 vjeç që jetojnë të vetmuar. Diferenca gjinore është e madhe, 26 mijë janë gra të vetmuara, ndërsa meshkuj janë vetëm 9 mijë.

Sipas një studimi të bërë nga Rrjeti i të Moshuarve, rezulton se në Shqipëri 38% e personave në moshën e tretë jetojnë në varfëri, me një pension minimal që nuk mund të përballojnë kostot ekonomike dhe shërbimet shëndetësore.

48% e tyre vuajnë nga sëmundjet kronike, kryesisht ato kardiovaskulare, diabet, sëmundje gastrointestinale. Por përveç problemeve shëndetësore, mosha e tretë po braktiset nga familjarët.

8% e të moshuarve raportuan se nuk kishin asnjë kontakt javor me persona të familjes ndërkohë që 1 në 3 persona të moshuar nuk kishin as shokë. Pjesë e këtij studimi janë bërë 1 mijë të moshuar, nga zonat urbane dhe rurale të rretheve Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...