Balerini që u bë kamarier

roblemi i punësimit të rinjve në profesionin për të cilin kanë përfunduar studimet, sigurisht nuk është diçka e re. Në faqen online ofertat e punësimi nuk përputhen me profesikonet që merr në shkollë.

Operator telefonik në Call Center, kamerier, banakier apo picier të cilat kërkojnë moshat e reja deri në 25 vjeç janë ofertat në pjesën më të madhe që bizneset private ofrojnë. Pavarësisht punësimit të 18 mijë të rinjve këtë sezon veror, puna mbetet e tillë për vetëm 2 muajt e nxehtë të vitit, po pjesa tjetër?

 

Erald Hasa është një ndër të rinjtë shqiptar, i cili pas përfundimit të studimeve në balet i është dashur të përballet me tregun e ngushte të punës që ofrohet për këtë profesion. Pas kërkesave dhe intervistave me punëdhënës, si shumë moshatarë të tjerë ai sot punon si kamarier një nga lokalet e kryeqytetit

 

“Nuk kisha ku të shkoja në vend tjetër dhe kam një vit e gjysmë që punoj si kamarier sa për të nxjerrë shpenzimet e mia sepse nuk mund të mbaj shpresat vetëm tek familja”.

Pamundësia ekonomike për të vijuar kurset private që kërkon ushtrimi i baletit e ka penalizuar të jetë aktiv në botën e artit. Pasionin për baletin mundohet tashmë që ta shfaqë teksa merr porositë e klientëve apo teksa pret që kafetë të jenë gati.

“Më ndodh shpesh që ta gjej veten teksa marr porositë në lokal që të bëj ndonjë lëvizje baleti, më vjen instiktivisht”.

 

Klientët tashmë janë mësuar me Eraldin që mikson baletin me të qënurit kamarier po ashtu. Madje nuk humbasin rastin që të bëjnë thirrje në rrjetet sociale që talenti i tij të mos mbetet peng nën uniformën e kamarierit.

“Para pak kohësh kam marrë një bursë studimi që erdhi pas postimit të një djali në Instagram për mua”.

Ndihma e kësaj burse është një mrekulli thotë Eraldi, pasi kishte humbur krejtësisht shpresat se do të shikonte ndonjë ditë veten në skenë.

 

“Dua vetë të bëj prindërit krenar për investimin që kanë bërë për mua të ndjek ëndrrën time.

Talentin e tij në balet e vlerësuan një grup profesorësh italianë të cilët ofruan vijim e studimeve në shtetin fqinj. Pas shumë emrave te njohur në balet të cilët kanë emigruar për një mundësi në art, edhe Eraldi radhitet mes tyre, që duartrokitjet dedikuar talentit do t’i marrë nga spektatorët e huaj.

 

tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...