JAVA E SHËN RROKUT, TË MOSHUARIT KANË NOSTALGJI

Me dhjetra qytetar vijnë nga emigrimi për të marrë pjesë gjatë kremtimeve që bëhen në javën e festës të Shën Rrokut në Shirokë. Një festë tradicionale kjo që vazhdon prej mëse një shekulli atje.

 

Një ditë më parë u kremtua mesha e shenjtë. Gjovalin Pavaci është një nga të moshuarit i cili mes lotësh tregon se çfarë simbolizon kjo festë. Gaspër Pici, një tjetër emigrant thotë se pas Francës, Shiroka është vendi i dytë që feston Shën Rrokun.

 

Gaspër Pici ka trashëguar ritet e festës ndërsa ai këndon edhe disa prej këngëve që i kushtohen kësaj feste duke përcjellë mesazhe për besimtarët. Megjithatë ndryshe nga vite më parë pjesëmarrja në festën e Shën Rrokut ka ardhur duke rënë.

 

Shën Rroku është një shenjt i cili shëroi shekuj më parë pas rënies së murtajës dhe ia kushtoi jetën e tij të varfërve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...