SHPRESË PËR FAMILJEN MUHARI, VIJNË DONACIONET E PARA

Kjo lutje e familjes Muhari mori një përgjigje. Adelina tashmë ka një mundësi më të mirë. Një qytetar nga Shkodra, që jeton në Britani të Madhe, pasi ka parë kronikën e transmetuar në Star Plus, kontaktoi me redaksinë tonë duke dhënë kontributin e tij të konsiderueshëm.

Qytetari në fjalë kërkon të mbetet anonim, por bamirësia e tij nuk ka se si të mbetet e tillë. Me duart që i dridhen dhe me lot në sy, nënë e bij shprehin mirënjohjen e tyre.

Me shpresën se ndihma për këtë familje do të vijoj, Qamile Muhari bënë apel sërish të gjithë atyre që kanë mundësi dhe dëshirë për t’i ndihmuar.

Familja Muhari ka nevojë për riparimin e shtëpisë, e cila është e mbuluar nga lagështia. Pa të ardhura dhe pa përkrhje nga institucionet vendore, e vetmja gjë që u ka mbetur është shpresa.

/STAR PLUS/ Sokol Dema

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...