VLLAZNIA E FEMRAVE FITON EDHE NDAJ MOLDAVISË

Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra dihet që është ekipi më I mirë në Shqpëri duke u shpallur disa herë kampione e saj. Për vajzat kuqeblu është viti I dytë që ato marrin pjesë në “Champions League Women” ku janë ndeshur me kampionet e Sarajevo, Estonisë dhe në ndeshjen e fundit të zhvilluar pasditën e 13 gushtit ndaj Moldavisë.

 

Në këtë përballje Vllaznia ka arritur të marrë edhe fitoren e dytë në këtë kompeticion me rezultatin 4-1. Është në këtë ndeshje vajzat e drejtuara nga tekniku Nikolin Leka kanë treguar cilësitë e tyre duke shënuar 4 gola.

 

Ka qënë Uendi Muja ajo që në minutën e 38′ ka shënuar golin e parë dhe më pas Megi Doçi në minutën e 41′ dyfishon rezultatin. Ndërkohë në pjesën e dytë, rrugën drejtë rrjetës do ta gjenin edhe Lucie Gjini dhe sërish Uendi Muja, që ishte dhe lojtarja më e mirë e këtij takimi duke shënuar dy gola në këtë takim.

 

Goli i vetëm për skuadrën moldave do të vinte vetëm një minutë para përfundimit të takimit. Kjo ishte fitorja e dytë për Vllazninë e femrave, pasi në ndeshjen e parë dominuan totalisht kundër skuadrës Parnu kampionia e Estonisë, duke i mposhtur 3-1 por gjithësesi Vllazia e femrave nuk I mjaftojnë për tu kualifikuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...