HYRJELAJMEAKTUALITETQENDRA SHËNDETSORE KUÇ, “ME 100 HALLE”

QENDRA SHËNDETSORE KUÇ, “ME 100 HALLE”

Mungesa e mjekve në qendrat shëndetsore është një problem shqetësues i cili prek mjaft ambulanca.

 

E tillë është dhe ajo në fshatin Kuç për të cilën banorët janë ankuar pasi në mungesë të mjekut nuk mund të marrin jo vetëm sherbim shendetësor të mirëfilltë por as dhe rekomandimin që iu nevojitet për tu drejtuar spitaleve.

 

Ndërkohë lidhur me këtë problematikë ka reaguar mjeku Edmond Bungaja I cili shprehet se në mungesë të mjekëve të cilët janë larguar në këto momente po punohet vetëm me dy të tillë.

 

Ndërkohë ambulance e fshatit Kuç ka dhe problematike përsa i përket kushteve kështu lagështira dhe myku kanë mbuluar pjesën e brendshme dhe atë të jashtme . I pyetur se a do jetë qendra shëndetsore e kuçit pjesë e restaurimeve që ka parashikuar ministria e shëndetsisë ?

 

Mjeku Bungaja shprehet se ambulanca e Kuçit është pjesë e fondeve të qendres shëndetësore Rrenc dhe se pjesa që i takon do përdoret për restarimin e saj .

 

Qendra Shëndetsore është hallka e parë në të cilën drejtohet cdo individ për të marrë shërbim shëndetsor, dhe për këtë arsye ato duhet të jenë në standartët që u takojnë.

/STAR PLUS/

TE TJERA

spot_img