NË FAMILJEN KU FLE VUAJTJA DHE MJERIMI

Qamile Muhari është 33 vjeçe. Që në moshën 17 vjeçare është divorcuar nga bashkëshorti. Që prej asaj kohe është detyruar të rris dy fëmijët e saj e vetme. Jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë. Mes skamjes dhe varfërisë ka arritur të mbijetoj deri më sot.

 

Vajza e saj 17 vjeçare, Adelina, prej vitesh vuan nga stresi. Si pasojë Adelina ka kriza të shpeshta të dhunimit të vetes, ndërsa prej kohësh është e detyruar të qëndroj me shami në kokë, për shkak të vetëdëmtimit.

 

E ëma e saj shprehet se nuk ka më asnjë mundësi kurimi. Problemet e kësaj familje janë shtuar edhe me djegien e banesës dy herë, ndërsa divorci ka qenë momenti që kanë filluar vështirësitë e tyre. Pa asnjë të ardhur dhe pa ndihmë ekonomike.

 

Qamilja u drejtohet institucioneve shtetërore dhe të gjithë njerëzve të mirë dhe bamirës që t’i zgjasin dorën. Kurimi i vajzës dhe një streh më e mirë.

 

Adelina, 17 vjeçe, nuk kërkon asgjë me tepër. Një strehim më të mirë dhe kurimin e saj.
I vetmi djal i familjes, Shabani, në pamundësi për të punuar për shkak të moshës, bën apel për të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë për t’i ndihmuar.

 

Këtë mëngjes tre anëtarët e kësaj familjeje e kanë barkun bosh. Asgjë nuk kanë ngrën. Jetojnë mes katër mureve të ftohta dhe lagështi në një pallat të lagjes “Xhabije”. I njëjti problem i pret edhe në ditën pasardhëse.

/STAR PLUS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...