SHKODËR, OSHEE PROÇEDON PENALISHT 51 ABONENT

Gjatë periudhës korrik dhe gusht 2018 në zonën e shpërndarjës Shkodër në kuadër të reduktimit të nivelit të humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve, grupet e Oshee rajoni Shkodër kanë kryer kontrrolle si gjatë orarit të punës e po ashtu edhe gjatë orëve të pasditeve.

 

Nga këto kontrrolle janë proçeduar penalisht 51 abonent me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike në kundërshtim të plotë me ligjin. Procedimi i tyre është bërë për cënim të sistemit të matjes, linjave abuzive e po ashtu edhe rilidhjeve të paligjshme të energjisë.

 

Rezart Isufaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale OSHEE Shkodër, ka bërë më dije se mesatarisht çdo ditë kryhen 70 kontrolle, kryesisht në fidrat me humbje më të lartë; në orët e pasdites dhe darkës.

 

OSHEE është e detyruar të përsërisë faktin se askush nuk kallëzohet në polici se është debitor ndaj faturave, por në zbatim të nenit 137 të Kodit Penal ndëshkohen ata persona që: “Vjedhin energjinë elektrike, Dëmtojnë matësin”. OSHEE është e vendosur të luftojë pa kompromis evazionin ne sektorin e energjisë elektrike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...