130 TURISTË ÇDO DITË NË ZYRËN E INFORMACIONIT NË SHKODËR

Muajt korrik dhe gusht kanë patur një rritje të madhe për zyrën e informacionit turistik në Shkodër. Përgjatë 40 ditëve një numër i madh turistësh janë afruar për të kërkuar informacion për destinacionet turistike të Shkodrës.

 

Mesatarisht janë 130 persona që trokasin çdo ditë në këtë zyrë nga kombësi të ndryshme. Fluksi më i madh janë turistë nga Polonia, Franca, Gjermania, Austria dhe Republika Çeke. Ndërkohë Thethi dhe Valbona janë destinacionet e preferuar.

 

Ndërkohë, turistët janë nga të gjitha anët e botës. Nuk mungojnë vizitorë nga Afrika e Jugut, Ekuadori, Argjentina, Kili, Amerika, Australia e Azia.

 

Fluksi këtë verë është përgjatë gjithë ditëve të javës, sin ë fundjavë, ashtu edhe në fillim të saj.

Zyra e informacionit turistik në Shkodër është hapur në sezonin veror të kaluar, ndërsa është një hapësirë mjaft efikase për turistët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...