KUVAJTIANËT ANALIZA FALAS DIABETI NË SHKODËR

Këtë të mërkurë, në sheshin para Bashkisë Shkodër, Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Kuvajtit dhe me mbeshtetjen e Bashkise Shkoder, ka kryer analiza diabeti dhe matje tensioni falas për publikun.

Përgjegjësi për veriun, Erion Hasmegaj, tha se kjo shoqatë ka vite që operon në Shqipëri, në ndihmë të shumë çështjeve sociale.

Duke falendëruar shoqatën në fjalë, Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, tha se kjo nuk është hera e parë që jepet asistencë e tillë nga Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi, ndërsa priten bashkëpunime të tjera.

Shoqata Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi është shoqatë humanitare që vepron në Shqipëri prej shumë vitesh dhe kontributi i tyre ka qenë shumë i madh edhe për Shkodrën. Aktiviteti i saj humanitar financohet nga shoqata humanitare kuvajtiane të cilat kanë ndihmuar në lehtësimin e vështirësive të ndryshme që ka hasur populli shqiptar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...