KËRKOHET FALJE PËR TANO BANUSHIN

7 gushti I vitit 1993, plot 25 vite më parë ndrroi jetë aktori I njohur I humorit Shkodran dhe jo vetëm, Tano Banushi . Në këtë ditë për herë të parë dikush kërkon falje për atë që ju bë para disa vitesh aktorit të mirënjohur shkodran .

 

Është Drejtoresha e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka e cila me keqardhje shprehet se në ditën që ai ndërroi jetë nuk u lejua hyrja e tij në ambjentet e Teatrit “Migjeni” dhe në këtë institucion nuk u krye asnjë homazh për të, për arsye politike .

 

Në duar Rita mban një çantë me logon “Memo”, logo e një projekti që përcolli mjaft mesazhe për të.

Tano Banushi ka qenë aktori më në zë i humorit shqiptar, ku spikati në gjininë e estradës. Për meritat e tij në këtë lëmë është dekoruar me titullin “Artist I Popullit”.

 

Pavarësisht se kanë kaluar 25 vitë pa Tano Banushin, humorin e tij e kujtojnë të gjithë madje Shkodra krenohet me të.

/STAR PLUS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...