Doni të jeni më e bukura në plazh? Përpara se të blini rroba banje, hidhini një sy këtij artikulli

Tendencat e kësaj vere për rrobat e banjës janë prezantuar dhe janë shumë cool. Detajet mbizotëruese në rrobat tuaja të banjës do të jenë fjongot dhe palat, por nuk mbeten pas modelet me një krah.

Asgjë nuk mund t’ju frymëzojë më shumë për pushime të paharrueshme, sesa një palë rroba banje perfekte.

GJITHMONË PALA-PALA
Për të pasur një pamje romantike këtë verë, zgjidhni një look dinamik të mbuluar me pala, të cilat do ta bëjnë kostumin tuaj të plazhit të duket më i sofistikuar dhe voluminoz, sidomos në pjesën e dekoltesë.

UNAZAT NË TRUP
Unazat janë vërtet “in vogue” këtë sezon. Ato ndërthuren me kostumin e plazhit dhe do të

zbulojnë disa pjesë të trupit. Këto rroba banje janë më të veçantat në koleksion dhe do t’ju bëjnë të dukeni sensuale dhe seksi.
NUK MUNGOJNË AS FJONGOT

Trendi i ri në disa nga modelet më të veçanta të këtij koleksioni dhe që do t’i japë ëmbëlsi pamjes suaj, janë pikërisht fjongot.

Ato, aq të dashura për femrat ndër vite, këtë verë janë rikthyer fuqishëm dhe përshtaten shumë mirë edhe me rrobat e banjës trup.

ME NJË KRAH
Seksi dhe joshëse: vetëm kështu mund t’i përshkruajmë kostumet e banjës vetëm me një krah, të cilat do të jenë një tendencë e fortë këtë verë dhe tjetrën. Modelet e reja përfshijnë edhe nyja dhe vija që nxjerrin në pah linjat dhe theksojnë belin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...