Vettingu dhe një barcaletë për faturinon e autobusit qytetas të Shkodrës…

Shkarkimi sot nga KPK-ja i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Artan Broci nuk e di pse më ktheu në vemendje një barcaletë të famshme të para 1990- ës në Shkodër. Shumë vetë e dinë ose të paktën e

kanë dëgjuar sepse jo vetëm ishte e famshme si barcaletë, por edhe e guximshme. Nuk e di nëse e di, e ka dëgjuar ajo ia kanë treguar edhe Edi Ramës meqenëse dikur krenohej se ishte nip Shkodre. Natyrisht, pavarësisht se nuk ka jetuar shumë në Shkodër, mendoj se duhet ta dijë edhe

Ditmir Bushati. Por ka qenë aq e famshme, sa besoj se ka kaluar kufijtë e Shkodrës e njohur për barcaleta “desidente” edhe nuk kulmin e shtypjes e varfërisë.

E për të rifreskuar ata që e kanë harruar apo ata që nuk e dinë, po e tregoj ashtu siç unë e sjell në kujtesë të treguar nga më të mëdhenj se unë.

Shkodra kishte shërbimin e autobusëve urbanë brenda qytetit siç edhe qytete të tjera. Përveç shoferit, autobusi kishte edhe një apo më shumë faturino. Për ata që mbase nuk e dinë, është personi që kontrollon biletat kur hipën.

Dihej nga të gjithë se rrogën që u jepte shteti, e cila në fakt nuk ishte shumë e latë, e kishin mëse shumti “për kafe”. Fitimi i tyre i vertetë ishte pikërisht nga prerja e biletave. Një qytetar hipte në autobus. Përballej me faturinon, e cila i bënte gati biletën që kushtonte 30 qindarka në atë kohë. E për të mos e zgjatur,

dikujt i jepte biletë në këmbim të lekëve, dikujt i merrte paratë dhe nuk i jepte lekë. Kishte raste kur faturinoja mblidhte biletat e përdorura dhe i rishiste. Normalisht, shumica e pasagjerëve të urbanëve,

edhe kur e blinin biletën- e lëshonin përtokë sepse udhëtimi më i gjatë niste nga Ura e Bahcallëkut e përfundonte tek Fermentimi i Duhanit. Aq kishte vlerë.

Një ditë, në autobusin e kësaj faturinos (grua) rastis që hipën një nga ata të “kontrollit punëtor”, i cili konstaton se si kjo faturino vepronte me biletat.

Natyrisht, “skema e korrupsionit” zbulohet dhe çështja shkon deri tek Komiteti i Partisë. Faturinoja vinte nga një familje “e ngritur” dhe madje e lidhur “shpirtërisht” me Partinë. Pra, nuk ishte e lehtë të hiqej si hajdute e “pronës socialiste”.

Përmes kësaj, shpëtojnë edhe disa faturino të tjera. Por duhej gjetur zgjidhje sepse faturinoja merrte në fund të muajit rrogë më të madhe se edhe vetë Sekretari i Parë. Dhe medja pjellore e “njeriut të ri”,

e gjen zgjidhjen. Biletat duhet të blihen para se të hipësh në autobus dhe faturinoja thjesht duhet ti grisë, të mos marrë para në dorë.

E kështu menduan se e mundën korrupsionin. Pas disa kohëve “qetësi relative”, “kontrolli punëtor” hipën sërish në urbanin e qytetit. Faturinoja, atyre që nuk kishin bileta, u merrte

10 apo 20 qindarka dhe jo vlerën e plotë të biletës. Qytetarët ishin të kënaqur, faturinoja edhe më shumë.

Por faturinoja e kishte “mbushur kupën”! Nuk e mbronte dot as lidhja shpirtërore farefisnore me Partinë. Përsëri një mbledhje në Komitetin e Partisë.

Faturinoja, komuniste e devotshme kritikohet rëndë, por nuk përjashtohet nga Partia. Thjesht ulet në kandidate partie sërish. Të gjithë prisnin një autokritikë të fortë apo falenderim për

Partinë që nuk e përjashtoi nga rradhët e saj për vjedhje të “pasurisë socialiste”. Faturinoja, e cila ishte edhe pak tapalluese fizikisht, ngrihet edhe shkon tek podiumi. Nuk përmend askund Partinë, autokritikën por thotë: “Unë me këtë zanat kam mbajtur familjen, kam bërë një shtëpi të re, të cilën e kam mobiluar me të gjitha pajisjet e nevojshme.

Kam martuar edhe fëmijët. Edhe 3 vjet dal në pension. Mua po më hiqni nga puna…por mendoni për ata të rinj që do të vinë pas meje. Do të duhet të bëjnë me këtë zanat, të gjitha ato që kam bërë unë”.

Kaq dhe u ul në vend. Sallën e pllakosi heshtja… Vazhdimin e dini të gjithë se në vitin 1990 u ndryshua sistemi. Morali i fabulës? Secili sipas këndvështrimit të tij…

Nga Blerti DELIJA/

shkodra web

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...