Ekonomia shqiptare në rritje, raporti i KE-së: 4.2% këtë vit

Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të kapë 4.2% këtë vit, krahasuar me 3.9 % nga vitit i kaluar. Financial Tribune publikon lajmin teksa burimin e merr nga një Raport i Komisionit Europian, të publikuar në See News.

 

Në artikull thuhet se rritja e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë pritet të përshpejtohet me tej në 4.3% në vitin 2019 dhe 4.4% në vitin 2020.

 

Raporti i referohet programit të reformës ekonomike të vitit 2018 të hartuar nga KE për vendet që janë kandidatë potencialë për anëtarësimin në BE.

 

‘Konsumi privat në Shqipëri do përshpejtohet bazuar në një rritje të moderuar të punësimit, duke rritur gradualisht pagat dhe rritjen e besimit të konsumatorit’, vuri në dukje KE teksa shton:

 

“Mbajtja e rimëkëmbjes ekonomike në vazhdim kërkon përpjekje të mëtejshme reformash dhe trajtimin e dobësive makroekonomike në raport me financat publike dhe sektorin financiar. Borxhi publik (përfshirë garancitë) është ende afër nivelit relativisht të lartë prej 70% të PBB-së”.

 

Financial Tribune i referohet ERP të Shqipërisë, teksa shkruan se raporti i borxhit publik ndaj PBB-së në vend do bjerë nga 71.5% në 2017 në 63.5% në vitin 2020.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...