Si manipulonte Enver Hoxha historinë nëpërmjet fotove

Një ndër mënyrat më të trasha të manipulimit të historisë gjatë periudhës së komunizmit ishte ajo e paraqitjes së fotove duke hequr në to persona të padëshiruar.

Në atë kohë nuk kishte programe të posaçme kompjuterike siç ka në ditët tona, por përdorej teknika e thjeshtë e prerjes me gërshërë, montimit dhe rifotografimit.

Duhej patjetër që udhëheqësi të ishte me “burra të mirë” të momentit, e jo me persona që partia i kishte shpallur “tradhtarë”, apo nuk i dëshironte. Duke qenë një metodë thellësisht artizanale, shpeshherë harrohej spastrimi tërësor e fotografisë.

Tek-tuk mund të ngeleshin këmbë, duar, etj. Një teknikë tjetër ishte edhe përmendja e kufizuar e emrave me kontribute në historinë e Shqipërisë, në mënyrë që veshi i njeriut të mos mësohej fare me to. Fillojmë me foton e parë. Është e vitit 1929.

Në liceun e Gjirokastrës Enver Hoxha është gjetur në këtë foto me pedagogë dhe ndonjë nxënës të liceut. Majtas është fotoja origjinale e paraqitur nga Hamit Kokalari dhe djathtas është fotoja e paraqitur në një nga albumet e E.Hoxhës.

Fotoja nga 13 persona ka përfunduar në 9 të tillë. Dy të rreshtit të Enverit kanë cofur. Po ashtu edhe një tjetër më poshtë.

Nga Kastriot Dervishi

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...