Pse Shkodra duhet bërë kryeqytet i Shqipërisë, telegrami i Princ Vidit publikohet në gazetën franceze më 8 marsit 1914

Një material i prezantuar në Dars (Klos), Mat – Albania, hedh dritë jo vetëm për një nga përçapjet më legjitime, jo vetëm të shkodranëve por krejtkujt që ka dasht me pa dhe me ndigju zashëm dhe dinjitoz zanin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

 

Aurenc Bebja, Francë zbardh një fakt shumë domethënës që ka lidhje me një fakt që ka mbetur dilemë atë ditë e sot, se pse pikërisht u zgjodh Tirana të ishte krueqyteti i shqiptarëve.

 

Pikëpyetje dhe dilema të pafundme janë ngritur dhe ngrihen edhe sot.
Gjithsesi, kjo i përket të shkuarës dhe çdo diskutim është i pavend dhe retorikë boshe. Por ky telegram, ky material që vjen i bradhur vetëdijëson se pse meritonte Shkodra të ishte kryeqytet i shqiptarëve.Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të dielën e 8 marsit 1914, në faqen n° 2, telegramin e shkodranëve drejtuar Princ Vidit me qëllim që qyteti i tyre (djep i historisë, kulturës dhe traditës shqiptare) të bëhej kryeqendra e Shqipërisë.
Çfarë përmban më konkretisht ky telegram? Si e kanë justifikuar këtë kërkesë shkodranët? Kush e ka firmosur?

 

Në vijim do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”: “Ne kemi marrë nga Shkodra telegramin më poshtë:

 

Sot, të bashkuar në mënyrë spontane në qytetin tonë prej 30 000 banorësh të Shkodrës, të zonave dhe maleve përreth dhe duke pasur parasysh vetëm interesin dhe të mirën e kombit dhe të shtetit shqiptar, zhvilluam një takim për të kërkuar që Shkodra të bëhet kryeqytet i Shqipërisë.

 

Pasi dëgjuam fjalimet e oratorëve të ndryshëm, ne kemi vendosur njohjen e plotë të Princ Vidit si mbret të Shqipërisë, i cili sapo është zgjedhur nga Evropa dhe kurorëzuar mbret nga populli shqiptar.

 

Ne i urojmë mirëseardhjen mbretit tonë në tokën shqiptare, i ofrojmë atij shërbimet e shqiptarëve besnikë dhe të virtytshëm, i betohemi për nënshtrim, bindje dhe besnikëri.

 

Në emër të banorëve të Shkodrës, të zonave malore të Malsisë, Mirditës, Dukagjinit, të një pjese të Kosovës, të zonave përreth Shkodrës e deri në dalje të detit, që përbëjnë pjesën më të rëndësishme të Shqipërisë, kërkojmë që Shkodra të bëhet kryeqytet i shtetit tonë për arsyet në vijim:

 

Qyteti, i famshëm dhe historik kujtimesh dhe luftëtarësh të vjetër shqiptarë, është më i forti, më i madhi, më i bukuri dhe më i shëndetshmi nga të gjitha qytetet e Shqipërisë aktuale.

 

Shkodra është qyteti i vetëm në Shqipëri që ka ndërtesat më të nevojshme për sovranin, për zyrat e shtetit, për ushtrinë kombëtare, për ministrat dhe konsujt e huaj, për ministritë e qeverisë, etj. Në mënyrë spontane, ajo vë këto ndërtesa në dispozicionin e shtetit, pa qenë nevoja që ky i fundit të shpenzojë miliona për ndërtimin e godinave të cilat janë të domosdoshme.

 

Shkodra, me të cilën janë të lidhura të gjitha malet e Shqipërisë luftëtare, është strategjikisht qyteti më i madh i Shqipërisë, rrethimi i fundit i saj e ka dëshmuar si qytetin më të famshëm në botë për forcën dhe rezistencën luftarake, sepse ajo rezistoi më shumë se çdo qytet tjetër dhe nuk ra me forcën e armëve në duart e armikut.

 

Shkodra, kryeqytet i Shqipërisë, e fortifikuar ashtu siç duhet, ushtarakisht dhe strategjikisht, do të jetë, me liqenin, lumenjtë dhe kodrat që e rrethojnë, aq e fortë sa asnjë ushtri e madhe nuk do të mund ta pushtojë, qoftë edhe pas shtatë vjetësh rrethim, ashtu si nuk mundën ta merrnin, pas shtatë muajsh, ushtritë e dy vendeve ballkanike.

 

E gjithë Shqipëria është sot dhe do të jetë gjithmonë katër herë më e lehtë për t’u pushtuar, nga kushdo, se qyteti i Shkodrës, i mbështetur dhe i përkrahur nga besnikëria e të gjithë shqiptarëve.

 

Shkodra, nëse nuk bëhet kryeqytet, do të jetë në rrezik për t’u shkëputur nga atdheu. Me qytetin e Shkodrës, do të shkëputen të gjitha zonat përreth, të cilat me të formojnë pjesën kryesore të Shqipërisë.

 

Natyrisht, ndarja dhe shkatërrimi i të gjithë atdheut tonë është në dyshim. Kryesisht, për këtë arsye, Shkodra dhe banorët e saj të bashkuar u bëjnë thirrje qyteteve të Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës, të gjithave krahinave shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve që e duan atdheun e tyre që të jenë mbështetës të kësaj kërkese.

 

Prandaj, ajo i lutet Madhërisë së Tij Mbretit të shqiptarëve dhe të kombit shqiptar që të marrë parasysh në mënyrë favorshme këtë kërkesë.

 

Rroftë mbreti i shqiptarëve ! Rroftë Shqipëria e pavarur ! Rroftë Shkodra kryeqytet!

 

Ky telegram është nënshkruar (firmosur) nga komiteti organizues, i cili përfshin Kryepeshkopin, Kryetarin e Komunës dhe parësinë e Shkodrës.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

“Ti je dashnorja e Bled Manes”, moderatorja e njohur e Top Channel ‘shokon’ studion e Ed Manushit

Çdo javë, rubrika “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel,...

Horoskopi javor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Mërkuri do të ndërveprojë me Jupiterin, për të të...

‘Nuk më respektoi, as unë nuk…’! Efi flet për sherrin me Luizin: Kurse për Kiarën…

Efi ka dhënë sot një intervistë në “Shqipëria live”...

Flet nëna e Dafinës që u mbajt peng nga burri: U njohën me dashuri. I thoshte mos hap perdet dhe mos …

Detaje tronditëse zbulohen për opinionin publik nga rasti i...